Kontrasti/ Një e treta e depozitave të individëve nuk kanë asnjë lekë
Individët kanë hapur shumë llogari në banka, por një e...

Skema e sigurimeve shoqërore është zgjeruar me kontribuues të rinj vitin e kaluar, kryesisht nga interesi më i madh i fermerëve për të marrë pjesë në skemë.
Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se në vitin e kaluar, kontribuuesit mesatarë arritën në 827 mijë persona, 25,6 mijë më shumë se në vitin 2022 ose me zgjerim 3.2%.
Shifrat më të detajuara tregojnë se rritja e numrit të kontribuuesve erdhi nga interesi më i lartë i fermerëve për të paguar sigurime.
Në vitin 2023, numri i fermerëve që paguan kontribute arriti në 75,4 mijë persona me rritje vjetore 21.6%. Më tej, kategoria me rritjen më të madhe të kontribuuesve në skemë ishin të vetëpunësuarit.
Në vitin 2023, mbi 140 mijë të vetëpunësuar paguan sigurime shoqërore nga 135,2 mijë që ishin në vitin 2022, me rritje 3.7%.
Sektori i biznesit ka numrin më të lartë të punonjësve me sigurime me rreth 394,7 mijë persona më 2023 me rritje 2,4% që nga viti 2022.
Në krahasim me para pandeminë ka rënie të të punësuarve me sigurime nga bizneset. Nga viti 2019 në 2023 ka 23,806 persona më pak të siguruar në bizneset, teksa ka rreth 56 mijë të vetëpunësuar më shumë në skemë, me rritje 67%.
Shumë punonjës me paga të larta në sektorin e biznesit kaluan si të vetëpunësuar vitet e fundit, për të shmangur tatimet mbi pagën.
Numri i të punësuarve që raporton INSTAT është shumë më i lartë se numri i kontribuuesve. Në vitin 2023, INSTAT raportoi se ishin të punësuar mesatarisht mbi 1,3 milionë persona, teksa sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore vetëm 62% e tyre paguan sigurime.
Ekspertët pohojnë se të punësuarit me sigurime po rriten në fshat për shkak të tranzicionit drejt konsolidimit që po kalon bujqësia. Teksa po falimentojnë fermat e vogla blegtorale dhe ngastrat nga pakësimi dhe plakja e popullsisë në zonat rurale, në anën tjetër po rriten të punësuarit në serra në fermat e mëdha blegtorale.
Në zonat fushore punonjësit e bujqësisë paguajnë 3,200 lekë kontribute në muaj, ndërsa në zonat malore 2,400 lekë në muaj.
Me gjithë rritjen e numrit të kontribuuesve, informaliteti në tregun e punës në vendin tonë vijon të jetë i lartë. Të dhënat e brendshme nga INSTAT tregojnë se në vitin 2022, përqindja e punësimit informal në sektorin jobujqësor është 28,2%, teksa Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) përllogariti se punësimi informal në disa sektor jobujqësor arrin deri në 60%./Monitor
Individët kanë hapur shumë llogari në banka, por një e...
Today, on April 10, 2024, in the foreign exchange market, ...
In "Durrës Yachts Marina" the opening of sales through res...
Sot, më 9 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
More than half of the decrease in public debt last year ca...
In 2023, half of retirees received partial payments, becau...
Today, April 8, 2024, in the foreign exchange market, ...
Brenda vitit, çmimet e pronave në bregdet janë rritur mbi ...
Many foreigners who previously preferred to have a res...
Today, April 7, 2024, in the foreign exchange market, the ...
Today, on April 6, 2024, in the foreign exchange marke...
The country's two main productive sectors, industry and ag...
Today, April 5, 2024, in the foreign exchange market, the ...
The Albanian Road Authority opened this week the proce...
Shitjet e pasurive të paluajtshme kanë njohur rritje të fo...
Today, April 4, 2024, in the foreign exchange market, the ...
The strengthening of the Lek in the foreign exchange rate ...
The structure of economic growth in 2023 showed a marked d...
The Minister of Finance, Ervin Mete, announced in the meet...
Today, on April 3, 2024, in the foreign exchange market, t...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...