
Në mbledhjen e thirrur nga Alibeu në selinë e kushtueshme përballë Gjykatës Kushtetuese, përveç Enkelejdit merrnin pjesë edhe 15 deputetë.
Deputetët prezentë në mbledhje:
1- Eralda (Tase) Bano
2- Orjola Pampuri
3- Dhurata Çupi
4- Zheni Gjergji
5- Ferdinand Xhaferraj
6- Bledion Nallbati
7- Gazment Bardhi
8- Kreshnik Çollaku
9- Merita Bakiu
10- Selaudin Jakupllari
11 - Dash Sula
12- Arbi Agalliu
13- Lefter Gështenja
14- Andia Ulliri
15- Flamur Hoxha
Ajo që bie në sy janë mungesat e shpeshta të Jorida Tabakut. Është e disata herë që deputetja e përfolur si kandidate alternative për kryesimin e Grupit Parlamentar nuk merr pjese në mbledhjet e thirrura nga Alibeu.
Sipas shpjegimeve që jep Gaz Bardhi, Jorida Tabaku ka refuzuar të ishte kandidaturë për zëvendësimin e Lulzim Bashës, pas dorëheqjes së tij nga posti i kryetarit të partisë.

Nëse besojmë Gazin, ishte pikërisht refuzimi i Jorida Tabakut që "detyroi" Gazin që të interpretonte dispozitën e statutit.
Statuti i PD shkruan që në rast mungese në detyrë të Kryetarit, Këshilli Kombëtar thirret për të zgjedhur një nga nënkryetarët si ushtrues i detyrës së Kryetarit, deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri, (në rastin konkret mbetej edhe alternative, derisa Luli të rikthehej).
Në atë kohë nënkryetarët ishin 2, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku.
Gjekmarkaj ishte divorcuar me karrigen e nënkryetarit të partisë dhe ishte dashuruar tmerrësisht me karrigen e nënkryetarit të Kuvendit.
Gaz Bardhi në atë kohë shpjegoi se meqë Jorida Tabaku refuzoi të ishte kandidaturë, atëherë në kushtet kur i vetmi nënkryetar i mbetur ishte Alibeaj, nuk kishte kuptim thirrja dhe eventualisht votimi me 1 emër në Këshillin Kombëtar.
Sipas leximit që Gaz Bardhi i bëri statutit, shkresa e prodhuar prej tij caktoi Alibeun si ushtrues i detyrës së kryetarit të partisë.
Është fakt që askush nuk kontestoi në asnjë organ të partisë këtë caktim. As kryetari i Këshillit Kombëtar të kohës nuk kërkoi në Kryesinë e partisë ndonjë mbledhje të Këshillit Kombëtar. Nuk ka asnjë gjurmë beteje me shkresa kundër letrës me të cilën Gaz Bardhi interpretoi dhe më pas caktoi Alibeun si ushtrues të detyrës së kryetarit.

Më pas disa herë Jorida Tabaku është përkëdhelur nga grupe brenda Grupit Parlamentar, me idenë e shkarkimit të Alibeut dhe zgjedhjes së saj si drejtuese e Grupit Parlamentar.
Këto përkëdhelje duket kanë pështjelluar kokën e Joridës.
Tashmë Jorida po pret zgjedhjet dhe po bëhet gati të kandidojë për kryetare. Sipas lajmit që ndau Gazi, duket sikur në PD do ketë zgjedhje për kryetar pas datës 14 Maj.
Në mbledhjet e sotme, veç 15 deputetëve, merrnin pjesë nga Kryesia dhe grupet e punës edhe:
1- Taulanta Jupi
2- Indrit Sefa
3- Roland Bejko
4- Xhemal Bushati
5- Fitim Zekthi
6- Jonila Godole
7- Taulant zeneli
8- Marash Logu
9- Agron Kapllanaj
10- Endri Hasa
11- Bujar Hoxha
12- Xhemal Gjunkshi./ CNA
Kelliçi releases the documents to the Parliament The ...
Someone may find it funny, someone unbelievable, someone m...
Gaz Bardhi with arrogance towards the CEC because Luli...
Deputy Gazment Bardhi considered the resignation of Lulzim...
Lajmi politik i këtyre tri ditëve të fundit është gjyqi pë...
Po ta vësh re, ata që sot kanë vulën janë totalisht njerëz...
Eduard Zaloshnja yesterday published his next poll with a ...
Javët e fundit politika shqiptare, ethshëm, debaton mbi sk...
Në seancën plenare të ditës së sotme ku haptazi u shkel rr...
Në pranverën e vitit 1998 Edi Rama u katapultua në kar...
Një personazh, i cili është këshilltar i ministrit, ka qen...
Many characters, who stand by Lulzim Basha's side, have co...
This picture is worth a thousand words. Perhaps the commen...
Një lajm u shpërnda shpejt në media, ku thuhej se isht...
Yesterday "Top Channel" published a material about a p...
For the 28 days of January, a series of scandals have ...
Policia prej disa ditësh njofton se janë duke u hequr ...
Provat e reja për 21 janarin, implikojnë edhe Lulzim Basha...
The event of "January 21" is one of the most tragic da...
The Democratic Party is going through a deep crisis, n...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The Crime Investigation Specialists of the Shkodra Police ...
Tirana Police announce that 11 citizens have been identifi...
A police officer at Durres prison has been arrested in fla...
An accident occurred this afternoon on the Elbasan-Peqin a...
Today, mainly stable weather conditions. According to the...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
A severe heatwave is expected to sweep across Central Euro...
At least 235 people have been killed and more than 4,300 i...
Is the Chancellor at a loss for words? What do experts say...
Multiple explosions are reported by foreign media in the U...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
The agricultural sector faced a very challenging year in 2...
This Friday, one US dollar is bought for 82.2 lek and sold...
Austria was the leading foreign investor in Albania in the...
Between 2015 and 2025, residential construction prices inc...