LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gaz Bardhi arrogantly towards the CEC because Luli does not want the DP in the elections

2023-03-10 12:18:00, Editorial CNA
Gaz Bardhi arrogantly towards the CEC because Luli does not want the DP in the
Gazment Bardhi

Gaz Bardhi with arrogance towards the CEC because Luli does not want the DP in the elections Gazment Bardhi has responded to the State Commissioner of Elections, Ilirjan Celibashi, after the latter requested that Lulzim Basha appear as the chairman of the DP in the CEC. The only way for this party to enter the elections is to accept Basha's casting of a firm.

Lulëzim Basha pasi që prej një viti dirigjon Gazmentin, Enkelejdin edhe Joridën nga zyra private, rezultoi që edhe për Gjykatën është drejtues zyrtar i partisë. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Bardhi tha se nuk do të çojnë në KQZ asnjë dokument shtesë pasi "nuk plotësojnë tekat e Celibashit". Ai shtoi se Komisioneri ka marrë vendim politik dhe se ky vendim do të ankimohet, sapo ai të zbardhet.

Celibashi është emëruar në atë detyrë me pëlqimin aktiv të Lulzimit, Gazmentit, Enkelejdit dhe Joridës. Për të votuar Celibashin, Lulzim Basha skualifikoi me votën tij Ilir Rismailin. I bindur, siç deklaron Lulzimi, se nëse nuk e skualifikonte Rusmailin, votat e Kuvendit i merrte Rusmaili dhe jo Celibashi.

Pra Celibashi është zgjedhje e Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit. Pse sot Celibashi paska marrë vendim politik? "Pres që vendimin, Komisioneri ta kthejë në vendim ligjor. Ende nuk ka publikuar dhe arsyetuar vendimin që bëri publik. Patjetër do ta ankimojmë. Duhet të publikohet sepse ka një afat ligji.

Me sa më thanë, akoma nuk i ka gjetur arsyet për të argumentuar atë vendim politik që ka marrë. Dokumentacioni që ka dorëzuar PD-ja është i plotë dhe shterues.

"Nuk do të ketë asnjë dokument shtesë nga PD-ja. Ne nuk plotësojmë tekat e Celibashit, por zbatojmë ligjin dhe kemi çuar dokumentacionin që kërkon ligji", deklaroi Bardhi.

Lulzim Basha nuk e mori vesh surprizë faktin që në gjykatë letrat e tij figuronin si kryetar zyrtar i Partisë. Por nuk e kishte parashikuar që grupi parlamentar nën drejtimin fasadë dhe kolerik të Enkeljdit do të shkërrmoqej kaq keq.

Ose mbase ishte i sigurt që Gjykata do t‘i jepte vulën Berishës ndaj bënte rolin e tij si pasiv në marrëdhëniet që zhvillonte.

Menjëherë pas vendimit të gjykatës bashkë me Gazmentin dhe Enkelejdin, sajuan një autorizim dhe sa herë u kërkohet sajojnë nga një leter me data të përpara një viti.

Gaz Bardhi arrogantly towards the CEC because Luli does not want the DP in the

Ylli Rakipi na zbuloi që Luli, Gazi dhe Enki funksionojnë pa protokoll.

Pra: - Celibashi është i zgjedhur i Lulit! - Gazmenti që bën letrat është ushtar i Lulit! - Enkelejdi bën çfarë i kërkon Luli, përfshirë të ndihet kryetar! - Gjykata tha atë që Luli e dinte që prej një viti!

Konkluzioni i vetëm është që nëse sot Luli refuzon të nënshkruajë letrën që po i kërkon Celibashi, Lulzim Basha e do siglën e PD jashtë zgjedhjeve. Ndaj Gazmenti sillet si kokorroç e bën gallatë nëpër studio televizive. E vetmja gjë që mund të themi ështe pyetja epike e Ylli Rakipit: po mirë o Gazi, po ti për t..apa na merr ne?/ CNA.al

 

16:40 Editorial

“Big Brother

Policia prej disa ditësh njofton se janë duke u hequr ...

Lajmet e fundit nga