
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra thotë populli dhe ndoshta në rastin e Evi Kokalarit, e lindur si Evis Kokalari, me identitetin Evi Angelakis gjithçka duket jo e pamundur. Për të zbuluar gënjeshtrat apo propagandën e saj, mjafton të bësh disa verifikime të thjeshta.
Prej 6 muajsh, Kokalari ka filluar një sulm frontal ndaj FRPD-së, të rinjve demokratë, por edhe zonjave në PD në mënyrë të vazhdueshme, dhe shumë shpesh herë ndaj individëve dhe strukturave të caktuara. Gjithsesi, tashmë nuk i ndahet, i është qepur Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Sot ka bërë një postim, ku pretendon se ka bërë një verifikim të listave të votuesve që morën pjesë në garën e FRPD-së dhe ka nxjerrë disa nga pikat që ajo quan problematike apo skandaloze.
“505 votues nga listat që u janë dhënë kandidateve, janë ose mbi 35 vjeç, ose nën 16 vjeç, që janë limitet kualifikuese të anëtarësimit. (Hiq 50 nëse mosha e hyrjes është 15 vjeç. Duhet konfirmuar me statutin e FRPD-së).
Pesë a gjashtë veta nga Tirana kanë lindur në 1905. Këta do të jenë formularët e plotësuar në shishtufinë”, deklaron Kokalari ndër të tjera.
Në fakt, ajo thjesht dhe vetëm nuk nxjerr asgjë, por konfirmon se nuk kupton apo nuk do të kuptojë të vërtetën e asaj që ka ndodhur, po keqpërdor minimalisht çdo të dhënë dhe infomacion publik që ajo ka.
CNA.al bëri disa konfirmime të thjeshta, sipas të dhënave të publikuara në faqen e saj, të zonjës Kokalari, ku pretendohet se sipas saj, pas verifikimit të listave paraprake që kanë pasur kandidatët në duart e tyre, kanë qenë rreth 550 emra të regjistruar, që janë problematikë.
Sipas formës që ka investiguar apo hetuar Kokalari, sa ditë investigoi apo hetoi nuk e dimë, por më poshtë do ta nxjerrim zbuluar.
Së pari, zonja Kokalari thotë që janë 550 emra problematikë. Në rregull. Listat janë paraprake, të gjithë pranuan, por këta 550 persona nuk kanë votuar. Mbi të gjitha, këta individë nuk janë të konfirmuar se kanë ushtruar të drejtën e votës dhe të gjithë për një kandidat, ndërkohë që listat kanë qenë të mirëpranuara.

Pra, këta emra mund të kenë votuar për secilin nga kandidatët dhe asnjëri prej tyre nuk e di sa ka marrë nga këta 550 emra.
Pra, nuk dihet sa kanë marrë pjesë, për kë kanë votuar dhe sa kanë votuar. Janë thjesht emra në listë, jo emra që kanë votuar dhe dihet sa kanë votuar.
Së dyti, numri që jep zonja Kokalari është shumë i vogël. Mund të ketë gabime në lista, kjo nuk diskutohet. Janë lista paraprake, por rezultati i dalë nga zgjedhjet e FRPD-së fundjavën e shkuar ka nxjerrë një fitues që ka mbi 3 mijë vota.
Kokalari dhe të sajat vërdallë nëpër korridoret e PD-së që kërkojnë pushtet të pamerituar apo të kenë influenca pa pasur asnjë meritë apo kontribut në vota, po gënjejnë publikisht sepse personi që ka fituar ka mbi 3 mijë vota, ndërsa Kokalari me gjithë broçkullat që nxjerr çdo ditë kundër FRPD-së, gjoja skandale të mëdha me 15 vota, qoftë dhe kjo me 550 që janë thjesht dhe vetëm pjesëmarrës në lista, nuk vërteton dot që ka pasur një manipulim, po një humbje.

Megjithëse Kokalari prej muajsh, sapo filloi gara, ka sulmuar në mënyrë frontale fituesin e garës Besart Xhaferrin sepse asaj nuk i pëlqente, sepse ajo e quante një njeri të Lulzim Bashës.
Por e vërteta është se ai fitoi dhe Evi tani kërkon të gjejë gjilpërën në kashtë, duke përçarë forumin dhe sulmuar deri kryetarin e PD-së, Sali Berisha, sekretarin e Përgjithshëm, sekretariatin, ashtu siç ka sulmuar këdo në PD, përfshirë këtu dhe zonja të nderuara.
Në fakt, e dhëna e Kokalarit tashmë del zbuluar se numri i atyre personave që ajo flet nuk janë votues por janë në listë dhe nuk janë konfirmuar dhe e dyta fakti që diferenca është gjashtëfish më e madhe se ky numër dhe është edhe një fakt i tretë i rëndësishëm.
Kokalari pretendon se ka gjetur emra që janë të datëlindjes 1900 në listat e forumit rinor. Gabime që ndodhin kudo, në çdo listë partie mund të gjesh, edhe në listat e zgjedhësve. Por kjo duhet verifikuar, kush është personi me emrin Evi Kokalari për shembull që ka datëlindjen 1902?
Ne po nxjerrim zbuluar zonjën Kokalari me dy raste, me dy emra, të cilat ajo i ka kontestuar. Po sjellim kartat e identitetit, duke fshirë disa të dhëna personale që mbrohen me ligj, për të konfirmuar lehtësisht atë që ka thënë Evi Kokalari.
Ne si CNA.al kontaktuam këta të rinj mbështetës të FRDP-së, të cilat na vunë në dispozicion kartat e tyre të identitetit, duke na treguar në përputhje me ID-në e tyre se cila ishte mosha e vërtetë.

Pra, kemi të bëjmë me një falsifikim të listës, me një gabim njerëzor apo çfarë është?
Sipas dy dokumenteve që shikoni më poshtë, të renditura njëra pas tjetrës, rezulton se personat për të cilët Kokalari pretendon se janë të datëlindjes 1902, nuk janë të tillë. Në bazë të ID-së, emrit dhe mbiemrit gjeneralitetet siç duken nga kartat e tyre të identitetit, rezulton se nuk janë të datëlindje 1902, por është thjeshtë dhe vetëm një gabim teknik në hedhjen e të dhënave.


Pra, me tri pika zbuluam qartësisht, nga fillimi në fund abuzimin dhe skandalin që bën Evi Kokalari duke sulmuar të rinjtë e FRPD-së. Pretendon për 550 emra, në fakt janë emra në listë si votues. Nga ana tjetër, nuk dihet nëse kanë votuar apo jo, nuk janë të konfirmuar. Më tej, flet për diferencë në vota, ndërkohë që votuesi është me diferencë mbi 3 mijë vota.
Numra të tillë dhe shifra të tilla Evi Kokalari sikur të mbledhë 5 apo 10 nuk arrin do të përmbysë rezultatin e fituesit për të rrëzuar garën. Dhe nga ana tjetër, së fundi datëlindjet me të cilat është abuzuar apo me moshën.
CNA.al e sjell të konfirmuar në të paktën dy raste për të treguar fytyrën e vërtetë të Evi Kokalarit që prej muajsh po lufton në mënyrë sistematike kundër FRPD-së dhe drejtuesve të saj për qëllime dhe interesa krejtësisht personale dhe tashmë me sulmet e djeshme ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha, sekretarit të Përgjitshëm dhe të gjitha strukturave të PD-së, tregojnë se interesi i saj është PD-ja, por interesat e lidhura me individë dhe grupime të pavotuara në parti, pa mbështetje, të cilat ajo kërkon t’i imponojë në pjesën e strukturave drejtuese, por FRPD dhe PD nuk mund të kenë në drejtimin e tyre ata që do Evi Kokalari, por ata që votohen dhe zgjidhen, qoftë edhe duke pasur problematikat e caktuara si çdo fushatë, si çdo garë.
Kurrsesi ata nuk mund të pranojnë Evi Kokalarin të bëjë komandën, të japë urdhra dhe të zgjedhë kë të dojë në krye të FRPD-së apo PD-së./ CNA.al
Në redaksinë e emisionit “STOP” në Tv Klan ka mbërritu...
Me anë të një regjistrimi të fshehtë, emisioni investi...
Fiks Fare does not stop at investigations regarding pe...
Fiks Fare denounced on Monday evening the actions of a...
The journalists of the investigative show "Stop" were info...
The teachers of the "1 Maji" school in the capital do ...
On September 7, the show "Stop" brought the story of a...
Fiks Fare denounced the actions of the Saranda Police ...
On September 20, 2022, Fiks Fare broadcast the story o...
A prosecutor, who calls herself "iron", as she has been pa...
A building in the city of Durrës in district No. 17 wa...
In Kamez, there is the problem of overcrowding of stud...
The government's promise at the beginning of the secon...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e qytetarit Qemal ...
Problematika e radhës e emisionit Stop në Tv Klan ësht...
Since the donor of the kidney is the sister, specific ...
A citizen from Elbasan has fallen prey to a fraud for ...
The State Police reacted after the denunciation in Fik...
Among the "large" range of businesses operating in Albania...
In the past, the evidence of the penalty, which is a p...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...