LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fiks Fare/ "He injured two brothers and went free", the prosecution defends the author. He is arrested again

2022-09-27 20:52:00, Denoncim CNA
Fiks Fare/ "He injured two brothers and went free", the prosecution
Illustrative photo

Fiks Fare denounced the actions of the Saranda Police and Prosecutor's Office on Tuesday evening, which allowed a person with numerous criminal records to move freely in the city.

Megjithëse ndaj një 43-vjeçari rëndonin disa akuza, nga shpërndarja e lëndëve narkotike, plagosja e dy vëllezërve apo edhe vjedhja, këto organe justifikoheshin se kishin dhënë “leje” të posaçme për këtë person. Por, në fakt, ndaj këtij personi s’kishte asnjë leje! Nga informacionet e emisionit investigativ rezultoi se Ibrahim Duda kishte mbi shpinë masën e sigurisë arrest shtëpie dhe duhet të qëndronte në banesë. Por, Ibrahimi lëvizte lirisht, sa në lagje, plazh apo në gjithë Sarandës. Megjithëse babai i dy të plagosurve denoncoi në polici këtë thyerje mase sigurie, organet ligjzbatuese u justifikuan se “ka leje nga prokurori”. Por, disa ditë pas interesimit të Fiks Fare, Policia e Sarandës e arrestoi në flagrancë Ibrahimin duke vjedhur një dyqan bizhuterish dhe duke thyer masën e sigurisë!

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua një qytetar nga Saranda, i cili tregoi se në muajin prill të vitit 2022, në qytetin e Sarandës i janë plagosur dy fëmijë. “Autorët janë dy vëllezër Mariel dhe Ibrahim Duda. Për Marielin nuk ka asnjë akuzë, ndërsa Ibrahimi akuzohet për plagosje. Ibrahimi u dorëzua 40 ditë pas ngjarjes. Qëndroi disa javë në burg, ndërsa u lirua në mes të muajit gusht.

Prokuroria kërkoi ndryshim mase sigurie, nga arrest me burg në arrest shtëpie” tregon qytetari, ndërsa saktëson se familja e tij nuk është lajmëruar për këtë masë sigurie. “S’na thirri njeri. Djali im është qëlluar 4 herë me thikë. Madje, plagën e ka pasur deri në cipën e mushkërisë. Ka marrë ajër mushkëria dhe ka qëndruar në spital 10 ditë. Më pas, për 3 muaj qëndroi pa lëvizur në banesë” thotë qytetari, i cili pohon se nuk e kuptoi këtë ndryshim masë sigurie.

“Mirë që ia ndryshojnë, po autori rri gjithë ditën jashtë banese. Provokon djemtë e mi. Rri në lokale, në plazh. E kemi denoncuar në datën 31 gusht 2022 se qëndron jashtë banese. Ka ardhur patrulla dhe e ka marrë, po sërish lihet i lirë” pohon ai. Pas denoncimit, Fiks Fare shkoi në lagjen ku qëndron autori, Ibrahim Duda. Ibrahimi, megjithëse është me precedentë penalë dhe duhet të qëndrojë me masën e arrestit shtëpiak, ai lëviz i lirë. Por, Fiksi e filmoi teksa ai qëndron jashtë banese, ndërsa sapo shikon se po e filmojnë ndjek të gjithë personat. Pas këtij konstatimi, denoncuesi dhe gazetarët e Fiksit shkojnë dhe interesohen në Policinë e Sarandës, nëse e kanë proceduar sërish pas datës 31 gusht kur është ndaluar dhe shoqëruar pasi ishte jashtë banese. Punonjësit e policisë i thonë se e kanë shoqëruar më 31 gusht, por për më shumë duhet të pyesni në prokurorinë e Sarandës.

Fiksi shkon dhe interesohet edhe në akuzën e Sarandës. Por, megjithëse ishte ditë pune, asnjë prokuror nuk ndodhej në atë organ akuze. Qytetari dhe gazetarja e Fiksit bisedojnë me një sekretare qe u tha se dosjen se merrnin dot se prokuroria e ka dërguar në gjykatë dhe do kohë.

Qytetari e pyet se e kanë denoncuar autorin Ibrahim Dudën se ka thyer masën e sigurisë. Ndërkohë, sekretarja i thotë se është bërë një shenjë në dosje që ka dalë, por ka pasur urdhër nga prokurori që ta mbikëqyrnin. Qytetari i thotë se personi del përditë, ndërsa sekretarja i thotë se nuk ka informacion, e di prokurorja qe ka çështjen. Pavarësisht kësaj përgjigjeje, disa ditë pas interesimit të Fiks Fare, Policia e Sarandës doli me një njoftim, ku personi në fjalë ishte arrestuar.

“Vodhi një shumë parash dhe bizhuteri, në një dyqan, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 43 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka vjedhur një shumë parash dhe bizhuteri, në një dyqan, në lagjen nr.4, Sarandë. Pas verifikimeve ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, duke dalë jashtë banesës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale” thuhej në njoftimin e policisë.

 So, it is about the same person, Ibrahim Duda. The citizen denounced him several times for breaking the security measure, but the police and the prosecutor's office did not act. Until, the same person, with many criminal precedents, commits another criminal offense. However, seeing the decision-making of these bodies, it is expected that the 43-year-old will be released very soon, until the next event.

Lajmet e fundit nga