LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi: Neritan Nallbati do të emërohet zv.drejtor i Policisë së Shtetit

2022-06-27 15:46:00, Denoncim CNA
Denoncimi: Neritan Nallbati do të emërohet zv.drejtor i Policisë
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

“Neritan Nallbati do të emërohet zëvendës-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit”.

Kështu deklaron ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Berisha deklaron se Policinë e Shtetit do ta marrë në duar banda “Hakmarrja për Drejtësi”.

“Narkopolicinë e narkoshtetit e merr Hakmarrja për Drejtësi

Neritan Xibraka do emërohet zëvendës drejtor i përgjithshëm i narko policisë së shtetit!

Merita: trefishoi vershimin e kokaines nga Durresi! sb

Pershendetje Doktorr. Si jeni me shendet. Sipas informacioneve qe kam une nga brenda policis rama do te bej zv drejtor te pergjithshem te policise se shtetit drejtorin e Durresit qe trefishoj me sukses trafikun Kokaines neritan nallbatin. Ky qe ishte drejtor ne elbasan ne kohen e fabrikes se perpunimit te droges te Hakmarrjes per Drejtesi ne xibrrake dhe qe nusja e tij eshte vajza e xhaxhait te nuses se bashes. Klanet e droges se durresit me ne krye ergys agasin qe eshte ndermjetes mes neritan nallbatit dhe rames eshte garanti. Rama eshte takuar pardje me ergysin ne tirane dhe siç me thote nje burim shume i besueshem rama mund ta bej sot nga darka emerimin e nallbatit zv drejtor te pergjithshem te policis dhe drejtor te policis kriminale te Shqiperise. Ergys Agasi eshte ka qene drejtor i inspektoriatit te pyjeve tek lefter koka por ka qene vetem sekser dhe eshte djali i ish deputetit te ps bardhyl agasit. Ergysi eshte rasti qe i vodhen ne shtepi ne tr 800 mij euro ne 2021 dhe i gjeti e nuk denoncoi. Rrespekte dhe te uroj mbaresi”, shkruan kreu i PD-së./ B.A. – CNA.al

Denoncimi: Neritan Nallbati do të emërohet zv.drejtor i Policisë

Lajmet e fundit nga