What happens if the West continues with its wrong approach to Kosovo?
The Balkans experienced another hot summer, especially in ...

1993 - Nënshkruhet marrëveshja e paqes mes Izraelit dhe Palestinës
Pas dekadash armiqësie të përgjakshme, përfaqësuesit e Izraelit dhe Palestinës u takuan në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë për të nënshkruar një projekt-marrëveshje për paqe.
“Deklarata e Parimeve” ishte marrëveshja e parë mes izraelitëve dhe palestinezëve për dhënien fund të konfliktit midis tyre dhe ndarjes së tokës së shenjtë midis lumit Jordan dhe Detit Mesdhe, që popujt e pretendojnë si atdheun e tyre.
Luftimet midis hebrenjve dhe arabëve në Palestinë datojnë që në vitet 1920, kur të dyja grupet etnike pretenduan për territorin e kontrolluar nga Britania. Hebrenjtë ishin sionistë, emigrantë të kohëve të fundit nga Evropa dhe Rusia, që erdhën në atdheun e lashtë të hebrenjve për të krijuar një shtet kombëtar hebre.
Arabët vendas (nuk e quanin ende veten palestinezë), u përpoqën të ndalonin emigracionin hebre dhe të krijonin një shtet laik palestinez. Më 14 maj 1948 u shpall themelimi i shtetit të Izraelit, dhe 5 vende arabe e sulmuan në mbështetje të arabëve palestinezë.

Izraelitët luftuan kundër ushtrive arabe dhe vunë nën kontrollin e tyre një territor të konsiderueshëm, që në vitin 1947 ishte caktuar nga OKB për arabët. Pas dy armëpushimeve të njëpasnjëshme të ndërmjetësuara nga OKB, Izraelit arriti në shkurt 1949 një marrëveshje formale armëpushimi me Egjiptin, Libanin, Jordaninë dhe Sirinë.
Ato marrëveshje bënë që Izraeli të kishte nën një kontroll të përhershëm territorin e pushtuar gjatë konfliktit. Largimi i qindra mijëra arabëve palestinezë nga Izraeli gjatë luftës e la vendin me një shumicë të konsiderueshme hebreje. Izraeli kufizoi të drejtat e arabëve që mbetën. Shumica e arabëve palestinezë që u larguan nga territori izraelit u tërhoqën në Bregun Perëndimor, më pas i kontrolluar nga Transjordania (Jordania e sotme) dhe të tjerët në Rripin e Gazës, të kontrolluar nga Egjipti.
Qindra mijëra palestinezë të mërguar u zhvendosën përgjithmonë në kampet e refugjatëve. Në fillim të viteve 1960, diaspora arabe palestineze kishte formuar një identitet kombëtar të fortë. Në vitin 1964, u themelua Organizata për Çlirimin e Palestinës (OÇP). Ajo bëri thirrje për shkatërrimin e shtetit të Izraelit dhe krijimin e një shteti të pavarur palestinez.
Në Luftën gjashtë-ditore të vitit 1967, Izraeli mori kontrollin e Bregut Perëndimor, Jeruzalemin Lindor, Rripin e Gazës, Gadishullin Sinai dhe Lartësitë Golan. Izraeli aneksoi përgjithmonë Jerusalemin Lindor dhe ngriti administrata ushtarake në territoret e pushtuara.
Pas luftës së vitit 1967, OÇP u njoh si simboli i lëvizjes kombëtare palestineze dhe kryetari i saj Jaser Arafat organizoi sulme guerile ndaj Izraelit nga bazat e lëvizjes në Jordan dhe Liban. Po ashtu OÇP koordinoi sulmet terroriste kundër izraelitëve brenda dhe jashtë vendit.

Forcat egjiptiane dhe siriane filluan një sulm kundër Izraelit në Jom Kipur në vitin 1973 në një përpjekje për të rifituar territorin e humbur në 1967-ën, por pa rezultat. Në shtator 1995, kryeministri palestinez Jitzhak Rabin dhe lideri palestinez Arafat nënshkruan një marrëveshje paqeje që parashikonte zgjerimin e vetëqeverisjes palestineze në Bregun Perëndimor
Por 1 muaj më vonë Rabin u vra nga një ekstremist hebre gjatë një tubimi për paqe në Tel Aviv. Tre dekada më vonë marrëdhëniet izraelito-paletineze mbeten të tensionuara, pa një zgjidhje të mundshme në horizont të konfliktit dhjetëravjeçar.
Ngarje të tjera të rëndësishme:
1922- Turqit sulmojnë kishat dhe shtëpitë e grekëve në Stamboll. Sulmi ndodhi menjëherë pas fitores së ushtrisë turke në Stamboll kundër forcave greke.
1956 - Në SHBA, kompania IBM prodhon hard-diskun e parë në botë, “IBM 305”, që mund të ruante 5 megabajt të dhëna. Ai peshonte mbi 1 ton, dhe zhvendosej përmes një makinerie.
1974 - Sulmohet ambasada franceze dhe rrëmbehet ambasadori i Hollandës në Hagë.
1999 - Moska tronditet nga një sulm i rëndë terrorist që shkaktoi mbi 100 të vrarë, përfshirë gra dhe fëmijë./ Përshtatur nga CNA
The Balkans experienced another hot summer, especially in ...
2001 - The US suffers the worst attack since World War II ...
Greece and Turkey have engaged in an all-out effort to nor...
Alexander the Great ascended the Macedonian throne at the ...
Monster hunters have once again gathered in Northern Scotl...
When Pope John Paul II visited his homeland, Poland, in 19...
On September 9, 1976, the leader of Communist China, Mao Z...
According to some estimates, the Catholic Church, led by t...
The United States and its Western allies have launched...
Since the beginning of this century, the practice of relig...
If there was a bet on how Yevgeny Prigozhin would die, mos...
Japan has the highest public debt in the world. It is equa...
At the end of July, during archaeological excavations near...
Finally there is a date, 2030, for the Europe of the futur...
President Joe Biden was "fine" according to White House Co...
About 930,000 years ago, the human race was on the ver...
It is 1 o'clock in the afternoon on a summer Saturday, and...
Cheating is a complex topic, with an emotional charge, tha...
On a hot summer day in July 1954, a man arrived at Haneda ...
Fosili i një majmuni i zbuluar së fundmi në Turqi, ka nxit...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details have emerged regarding the accident that occur...
New details have emerged from the serious accident that oc...
A serious accident occurred this Wednesday on the Elbasan-...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...