web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet emri/ Kush pritet të zërë vendin e Albana Ficos në QSUT

2024-03-25 13:21:00, Aktualitet CNA

Zbulohet emri/ Kush pritet të zërë vendin e Albana Ficos në

Alma Cami pritet të marë drejtimin e QSUT-së pas largimit të Albana Ficos. 

Deri më tani ajo ka mbajtur postin e si Nëndrejtoreshë e Përgjithshme Teknike e Spitalit 'Shefqet Ndroqi' si dhe shefe e Sherbimit te Anestezise- Reanimacionit në këtë spital. 

CNA raportoi se sot në orën 14:00, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu do të mbledhë shefat e shërbimeve të QSUT-së për të mbajtur një takim mbi situatën në këtë spital. 

U bënë 7 javë dhe situata është skandaloze pasi urgjenca e Hemodinamikës është jashtë funksionit për shkak të një zjarri që ra më 11 shkurt. 

Pas 7 javësh situata në Urgjencën e QSUT-së mbetet kaotike, pasi nuk ka asnjë zgjidhje nga autoritetet për qytetarët që shkojnë për të marrë ndihmën e shpejtë në këtë spital.

Lajmi në përditësim...





Lajmet e fundit nga