web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti i keq përfshin Kukësin/ Stuhi, reshje shiu dhe dëborë

2024-03-25 09:18:00, Aktualitet CNA

Moti i keq përfshin Kukësin/ Stuhi, reshje shiu dhe dëborë

Kukësi është përfshirë moti i keq. Gjatë mbrëmjes së kaluar ka rënë dëborë.

Reshjet e borës kanë përfshirë njësitë administrative si Kalisë, Arrën, Surroj, Bushtricë, Gryk-Çajë, Ujmishtë, Topojan, Shishtavec e Borje.

Trashësia e borës nuk i kalon10 cm dhe nuk raportohet për probleme në qarkullimin e mjeteve apo izolimin e fshatrave.

Nga ana tjetër reshjet e shiut dhe stuhia para dëborës ka shkaktuar rënie gurësh në disa akse si Kukës-Bushtricë, Kukës-Çaf Mali apo Kukës-Shishtavec.

Nuk ka patur probleme në rrugë, por disa zona kanë mbetur pa energji elektrike./ CNA





Lajmet e fundit nga