web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja në burgun e Peqinit/ Shtrëngohen masat në të gjitha institucionet IEVP

2023-12-22 16:05:00, Aktualitet CNA

Vrasja në burgun e Peqinit/ Shtrëngohen masat në të gjitha

Pas ngjarjes së bujshme në burgun e Peqinit, kontrollet dhe masat janë rritur ndjeshëm në të gjitha institucionet IEVP të Shqipërisë.

Në IEVP Drenovë, u arrestua një specialist i burimeve njerëzore të këtij institucioni.

Sipas informacioneve, specialisti me iniciale E.P, do të kalonte një çantë me ushqime, ndërsa brenda saj iu gjet një bidon me pije alkoolike (raki), e cila është e ndaluar të futet në burg.

Ndërsa ka filluar hetimi për rastin, SHKB e burgjeve ka urdhëruar arrestimin e specialistit, i cili u dërgua në paraburgimin e komisariatit të Korçës.

Pritet që ai të dalë para gjykatës ditët në vijim për tu njohur me vendimin e kësaj të fundit lidhur me veprën penale të futjes së sendeve të ndaluara, neni 324./ CNA





Lajmet e fundit nga