Bushati për vrasjen e Xhuvanit: Policia s’mund të vepronte ndaj bandave të PS
Vrasja e Pjerin Xhuvanit mund të ishte parandaluar nës...

Gazetari Lutfi Dervishi, ka fajësuar policinë, prokurorinë dhe institucionet e drejtësisë për përplasjen me armë në lagjen “5 Maji” në Elbasan, një javë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, ku përveç të plagosurve, mbeti viktimë Pjerin Xhuvani.
Dervishi tha se nëse do të kishte pasur një reagim në kohë, kjo ngjarje nuk do të kishte përfunduar në mënyrë tragjike.
Ai theksoi se në Elbasan policia është gjunjëzuar përpara banditëve të rrugës dhe sipas tij, kjo gjë ndodh vetëm kur të dy kanë të njejtin shef.
“Kjo ngjarje nuk do kishte ndodhur nëse policia, prokuroria dhe institucionet përgjegjëse do të kishin bërë minimalisht detyrën e tyre. Grupi i përfshirë në konflikt ka qenë në një sherr edhe pak ditë më përpara, ka qenë i denoncuar. Ka pasur një denoncim në SPAK, pastaj janë këto historitë e prokurorëve shqiptarë, që në mungesë të kurajos dhe guximit, atë "pataten e nxehtë" përpiqen t’ja kalojnë njëri-tjetrit dhe kjo vonesa e institucioneve zyrtare çoi në historinë tragjike që mori jetën e një njeriu dhe pati 4 të plagosur.
Në Elbasan, kemi rastin e gjunjëzimit të policisë përpara banditëve të rrugës. Por nuk ka, jo në Shqipëri, por edhe në qytetet më të dobëta, individë të fortë që të guxojnë të dalin përpara uniformës së shtetit. Kjo ndodh vetëm kur të dy kanë të njejtin shef. Domethënë banditët politikë që kanë krijuar karrierën e tyre në ortakëri me krimin, bëjnë të mundur një gjë të tillë.
Aty ka një rast flagrant, nuk mund të dalë një i Policisë së Shtetit, njeriu që përgjigjet për rendin publik, njeriu që me ligj është i depolitizuar, të gënjejë publikisht, bashkë me prokurorin e çështjes dhe të dy të promovohen. Kjo nuk ka nevojë për shumë koment, por detyrohemi të flasim pas 15 muajsh për një ngjarje që mund të ishte zgjidhur brenda 15 orëve", theksoi gazetari në emisionin "Debat"./ B.A. - CNA.al
Vrasja e Pjerin Xhuvanit mund të ishte parandaluar nës...
Public Health Expert, Erion Dasho has made a strong re...
The Democratic Party has called a national protest in ...
Klevis Balliu, already appointed Head of the Organizat...
Big Brother Albania is one of the reality shows that h...
Former Minister of Justice, Ylli Manjani, looks positi...
A few days ago, the Supreme Court in the United States...
The former mayor of Dibra, Muharrem Rama, was summoned...
About 40% of Albanians think that corruption is the ma...
None of the banks operating in Albania is classified a...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat për 6 të arrest...
The Transparency Board on June 28, 2022, in its next m...
The Directorate of Classified Information on 06.06.202...
Investigative journalist Artan Hoxha stated today that Alb...
The results of water tests have been released after th...
The former mayor of Dibra, Muharrem Rama, presented hi...
The General Prosecutor's Office has announced a tender...
Businessman Gjergj Luca has started today with a very ...
The Regional Directorate of AMP Elbasan-Korça has exec...
Journalist Mustafa Nano also commented on the decision...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...