web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vijon saga e zvarritjeve gjyqësore/ Shtyhet sërish seanca për Veliajn

2026-06-10 12:25:00, Aktualitet CNA

Vijon saga e zvarritjeve gjyqësore/ Shtyhet sërish seanca për

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale vijon të zvarrisë proceset gjyqësore në GJKKO.

Sërish në këtë seancë Veliaj nuk ka qenë i pranishëm. Seanca e radhës do të mbahet me 16 qershor, në orën 10:00.

Erion Veliaj dhe avokati i tij i pandehur, Plarent Ndreca, po përdorin taktika të ndryshme për të mos u përballur me drejtësinë.

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, vijon zvarritjen e gjyqeve duke përdorur çdo skemë dhe makinacion të mundshëm. Dosja e tij voluminoze ka shkuar që prej korrikut në gjykatë dhe Erion Veliaj vijon sagën e shtyrjes së seancave.

13 akuza për 5 vepra të rënda, 9 herë korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje pasurie, futje të sendeve të ndaluara në qeli rëndojnë mbi kryebashkiakun Erion Veliaj./ CNA





Lajmet e fundit nga