MP: Rama's speech a "déjà vu", forget the calls for resignation
Democratic MP, Luan Baçi, shared a comment today regarding...
Democratic MP, Luan Baçi, shared a comment today regarding...

Alfred Balla, “misionari” i radhës i pushtetit kundër SPAK-ut, ministri hije i Rilindjes në krye të KLP-së, më herët ka tentuar që t'i shmanget edhe procesit të Vetting-ut, si ai i deklarimit të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësitë profesionale. Më në fund ia doli, duke u ndihmuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Në një ankim të Komisionerëve Publikë, që mban datën 30 qershor 2023, renditen shkeljet që ka bërë kreu i KLP-së për këtë proces, duke përdorur një sërë skemash, se si të arrinte qëllimin që të mos i nënshtrohej këtij procesi.
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ishte sipas legjislacionit në fuqi subjekt i vetting-ut për shkak të punës së tij si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri në 31 korrik 2017 dhe duhej t'i nënshtrohej procesit të rivlerësimit.
Fillimisht ai kundërshtoi me “email”-e këtë proces. Në ankimimin e bërë nga Komisioneri Publik theksohet se subjekti i rivlerësimit, (Alfred Balla) pretendon "se një proces i tillë Vetting-u nuk është i nevojshëm për të, pasi nuk ka statusin e magjistratit si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë". Balla bëri një padi në Gjykatën Administrative.
Një kërkesë tjetër ai bëri edhe në KLGJ, për njohjen e statusit të Këshilltarit/Ndihmësit jomagjistrat pranë Gjykatës së Lartë.
Por, më 6 qershor të vitit 2022, OMN u shpreh e vendosur që Balla t'i nënshtrohej procesit të rivlerësimit.
"Alfred Balla është subjekt rivlerësimi dhe, si i tillë, duhet t’i nënshtrohet procesit të rivlerësimit. Për më tepër, statusi që z. Balla kishte në momentin e hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, nuk është hequr apo zhdukur gjatë kohës dhe nuk është ndikuar nga fakti që z. Balla nuk ushtronte më detyrën e Ndihmësit ligjor jomagjistrat dhe u bë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë", thuhej në vendimin e OMN-së.
Kur kreu i KLP-së ndodhej nën procedurat e vetting-ut çështja ishte në Gjykatën Administrative të Apelit.
Kjo e dyta vendosi në mars 2023 të prishë vendimin e Shkallës së Parë dhe të rrëzojë padinë. Në shkurt të vitit 2023, ai hoqi dorë nga padia dhe paraqiti në Këshillin e Lartë Gjyqësor edhe kërkesë për heqje dorë nga njohja/pasja e statusit të Këshilltarit/Ndihmësit ligjor pranë Gjykatës së Lartë.
Ndërkohë, trupi i rivlerësimit vijonte me procesin e vetting-ut. Më 30 maj të vitit të kaluar, Balla u shpreh i vendosur për të mos u paraqitur në komision. Ai njoftoi Komisionin në rrugë elektronike "se nuk dëshiron të njihet me prova të tjera dhe as të marrë pjesë në seancë dëgjimore".
"Trupa gjykuese e Komisionit, përfundimisht, ka vlerësuar se në rastin konkret jemi para zbatimit të nenit 103 të K. Pr. Administrative dhe ka vendosur: [...] Të deklarojë përfundimin e procesit të rivlerësimit pa një vendim përfundimtar për z. Alfred Balla”.
Ishte ky vendimi i KPK-së që procesi i vetting-ut ndaj Ballës të mos vijonte. Pra, shumica e trupës gjykuese të KPK-së, përbërë nga Alma Faskaj dhe Xhensila Pine vlerësuan se kreu i KLP-së nuk ishte më subjekt rivlerësimi dhe se procesi ndaj tij mbyllej pa vendim.
Pine dhe Faskaj arsyetuan se Balla nuk kishte dhënë dorëheqjen dhe se statusin e kishte humbur për shkak se ishte shkarkuar nga kreu i Gjykatës së Lartë në korrik 2017.
Në këtë mënyrë, edhe pas thirrjeve të Teo Jakobs, Balla vijonte të mos i përgjigjej këtij procesi, duke u përpjekur për ta anashkaluar.
Konkluzionet e Komisionerit Publik dhe kërkesa ndaj KPA-së Komisioneri Publik u shpreh se Alfred Balla ka pasur si qëllim për t’iu shmangur kryerjes së procesit të rivlerësimit dhe të gjitha manovrat e tij i ka bërë vetëm për këtë qëllim.
"Komisioneri Publik vlerëson se të gjitha veprimet e kryera prej tij lidhur me procesin e rivlerësimit, përfshirë edhe vetë heqjen dorë nga e drejta e padisë së paraqitur për gjykim nga subjekti i rivlerësimit, z. Alfred Balla, përpara juridiksionit gjyqësor administrativ, si dhe heqjen dorë nga kërkesa për njohjen/pasjen e statusit të Këshilltarit/Ndihmësit ligjor pranë Gjykatës së Lartë paraqitur në KLGJ, depozitimi i vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ për prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe rrëzimin e padisë, si dhe ai i KLGJsë për heqjen dorë nga kërkesa, si aktet ku subjekti i rivlerësimit bazonte kërkesën e tij për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit nga ana e Komisionit, janë shprehje e qartë dhe e lirë e vullnetit të tij për t’iu shmangur kryerjes së procesit të rivlerësimit", thuhet në konkluzionet e Komisionerit Publik.
Duket iu referuar këtyre përfundimeve, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në qershor të vitit të kaluar që ndryshohen dy vendime të KPK-së për Alfred Ballën.
E para është që të mos ndërpritet procesi i rivlerësimit për Ballën. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i kërkon KPA-së ndryshimin e vendimit të KPK-së për Alfred Ballën dhe që ndërprerja e procesit të vetting-ut ndaj tij të shoqërohet me sanksionin që i ndalon emërimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.
"Ndryshimin e vendimit nr. 675, datë 16.6.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në këtë mënyrë: 1. Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj subjektit, z. Alfred Balla. 2. Ndalimin e subjektit të rivlerësimit, z. Alfred Balla, të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshme për një periudhë 15-vjeçare", thuhet në ankimim./CNA
One press conference is enough to understand how a for...
The US Embassy in our country has shared good news for...
The Constitutional Court approves Albania's agreement with...
Gazetari Martin Leka ka rrëfyer në një intervistë tele...
Juristi, Kreshnik Spahiu në një intervistë për gazetën...
Të hënën, Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërke...
The file for the "Golden Bullet" operation goes to trial. ...
Gjatë javës së kaluar, Policia e Durrësit ka gjobitur ...
This Monday we are introducing you to some of the main pre...
The Turkish Foreign Minister, Hakan Fidan, has stopped in ...
Ana told this Sunday the sad story of her life. She confe...
Lulzim Basha, "excellent sleeper", wakes up in the aft...
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është votuar për qeveri...
The Assembly of North Macedonia will elect today the t...
The member of the Presidency of the Democratic Party, Beli...
The well-known scenographer, Bashkim Zahaj, has published ...
Shefat e FBI-së po kryejnë hetime të shumta pasi dyshojnë ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar sot Ditën ...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje rreth skanda...
Journalist Klodiana Lala spoke about the work of SPAK ...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Several gunshots were reported today in the village of Gjo...
Following the successive operations carried out by the ope...
The Police Supervision Agency has seized the service weapo...
A serious incident occurred in Lushnje, where citizen IY, ...
As the year 2026 is in its second half, the world is exper...
Today, our country will be under the influence of stable a...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky said Russia wants t...
Iran is adapting and enhancing the capabilities of its bal...
Serbia's Minister of State Administration and Local Self-G...
Kazakh President Kassym-Jomart Tokayev shared some critici...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...