web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia me

2024-01-29 10:19:00, Aktualitet CNA
Policia me
Foto ilustruese

Gjatë javës së kaluar, Policia e Durrësit ka gjobitur 181 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë në prangat e policisë 6 shoferë dhe janë vënë nën hetim 4 të tjerë, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.  

Policia Rrugore u ka vënë gjobë, 61 shoferëve për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjeteve.   

"Janë ndëshkuar 45 drejtues mjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit.  Janë vendosur 6 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.   Janë vendosur 69 masa administrative, për parakalime të gabuara", thuhet në njoftimin e Policisë./CNA 





Lajmet e fundit nga