Sulmet kibernetike/ Majlinda Bregu flet me shifra, paralajmëron rritje të tyre
Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC),...

Ekosistemi i Liqenit të Shkodrës, i cili ndahet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, po dëmtohet me shpejtësi për shkak të veprimtarisë njerëzore, kryesisht në pjesën shqiptare të Liqenit. Një monitorim i realizuar së fundmi nga agjencitë përgjegjëse të mjedisit ka evidentuar shkallën e lartë të ndotjes dhe gjuetisë së jashtëligjshme në këtë liqen.
Liqeni i Shkodrës, më i madhi në Ballkan, me një sipërfaqe prej 368 km², me 45 lloje peshqish e 270 lloje shpendësh, përfshirë pelikanin, zogu më i madh në Europë. Prefektja e Qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni, tha se monitorimi i realizuar së fundmi në pjesën shqiptare të liqenit, ka evidentuar problematika serioze sidomos në gjuetinë e paligjshme, numri i madh të gjuetarëve të palicensuar, ndërtimet e paligjshme në brigjet e liqenit, por edhe derdhjen e ujërave të zeza në zonën e mbrojtur.
“Peshkimi i paligjshëm tashti ka kaluar nga gjeneratorët në gjuetinë me inverter, sidomos në zonën e lokaleve nga Zusi. Vazhdon peshkimi me rrjeta që nuk janë sipas dimensioneve duke dëmtuar numrin e specieve të ndryshme. Peshkimi në dajlan ka blloku plotësisht emigrimin e 14 specieve emigruese”.
Në vitin 2006, pjesa shqiptare e Liqenit të Shkodrës është shpallur zonë e mbrojtur Ramsar duke synuar një mbrojtje më të mirë të tij, për shkak të rrezikimit të vlerave të biodiversitetit. Megjithatë, sipas përfaqësueses së organizatës “Wellpoint” pjesa shqiptare e liqenit vazhdimisht ka qenë nën kërcënimin e dëmtimit nga veprimtaria njerëzore.
“Paligjshmëri ka në të gjitha pjesët e liqenit, qoftë në peshkimin e paligjshëm, mbi peshkimin me vendosjen pa kriter të rrjetave të peshkimit, qoftë edhe me numrin e peshkatarëve që peshkojnë për sipërfaqen e peshkueshme të Liqenit të Shkodrës. Duhet thjeshte zbatimi i ligjit dhe vënia para përgjegjësisë i të gjithë personave që shkaktojnë krim mjedisor”.
Një numër agjencish shtetërore, siç është agjencia e mbrojtjes se mjedisit, agjencia e zonave të mbrojtura, inspektoriati i peshkimit si dhe policia bashkiake dhe ajo e shtetit, janë përgjegjëse për mbrojtjen e ekosistemit të liqenit. Përveç këtyre, sipas ligjit, liqeni menaxhohet nga organizata e menaxhimit të peshkimit, një organizatë ku janë bashkuar 140 peshkatarë të licensuar. Drejtuesi i kësaj organizate, Arjan Çinari, pranon se ka gjueti të paligjshme, por shton se e vetme, organizata e ka të pamundur t’a ndalojë.
Ndërkohë, përfaqësuesi i inspektoriatit shtetëror të peshkimit, Alket Lulaj, pohon se nuk kanë mjetet e nevojshme për nje kontroll të plotë të gjuetisë së jashtëligjshme në Liqenin e Shkodres.
Për shkak të situatës së krijuar, me nismën e prefekturës, ka nisur këtë fundjavë një operacion për ndërprerjen e gjuetisë së paligjshme në Liqenin e Shkodrës, operacion ku marrin pjesë efektivë të policisë, organizata e menaxhimit të peshkimit dhe agjencitë e tjera shtetërore. Por, që në nisje, operacioni duket i dështuar për shkak të pamundësisë për të mbajtur nën kontroll situatën dhe mungesën e mjeteve dhe forcave.
Për shkak të vlerave, por edhe rëndësisë së tij, si një ndër liqenet më të vjetër të Europës, pas vitit 1994, Liqeni i Shkodrës ka përfituar një sërë investimesh nga Banka Botërore dhe qeveritë europiane, investime këto për ngritjen e dy qendrave të menaxhimit të peshkimit në Shirokë e Zogaj, ndërtimin e impiantit të përpunimit të ujërave të zeza të fshatit Shirokë, por edhe financimin e një numri të madh organizatash mjedisore për promovimin dhe mbrojtjen e liqenit. Megjithatë, vit pas viti, ka ardhur duke u shtuar shkalla e dëmtimit të ekosistemit të këtij liqeni në pjesën shqiptare të tij./ VOA
Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC),...
Albanian wines have been awarded 12 medals at the inte...
The Minister of Infrastructure and Energy, Belinda Bal...
After the information came out that Irfan Hysebelliu has p...
The well-known Italian presenter Mara Venier has confessed...
For three days, a whole army of people paid by Irfan Hysen...
Aktivisti Zirkon Disha, ka komentuar reagimin e armatës së...
Deputeti i video-skandalit erotik, Ervin Salianji, që tash...
The departure of Gladys Nano from the direction of the...
Që prej 9 gushti Ervis Martinaj, rezulton të jetë zhdukur....
Dhunimi i 2 infermiereve, në Spitalin Pediatrik në Tiranë,...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, has pu...
While appealing to the European Commission for help an...
The director of KESH, Ergys Verdho, told Euronews Alba...
Irfan Hysenbelliu, after attacking the entire army of peop...
Today's news in the media is already the demolition of sev...
The chairman of the Freedom Party, Ilir Meta, has publ...
Prime Minister Edi Rama and Deputy Prime Minister Belinda ...
Irfan's pools continue to drown journalists. The army of ...
Prime Minister Edi Rama and Deputy Prime Minister Belinda ...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
A 37-year-old citizen has been arrested in flagrante delic...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
The Central Election Commission of Kosovo has updated the ...
The British Ambassador to Kosovo, Jonathan Hargreaves, spo...
Qytetarët e Kosovës votojnë sot për zgjedhjet e parakohshm...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezu...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...