web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tenderi korruptiv/ Dënohet ish-drejtori i burgut të Lushnjës

2022-06-16 15:15:00, Aktualitet CNA

Tenderi korruptiv/ Dënohet ish-drejtori i burgut të Lushnjës

Dënohet me 1 vit e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar ish drejtori i burgut të Lushnjes, Judmir Shurdhi.

Ai u shpall fajtor nga gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazizë në tendera.

Judmir Shurdhi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës’ dhe “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar respektivisht nga nenet 248 dhe 258 e 25 të Kodit Penal.

Dënime janë dhënë edhe për Mariglen Myftari, Erjon Çela, Miranda Idrizi dhe Krenar Gozhina ish punonjës në IEVP Lushnjë, të cilët  akuzohen për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal.





Lajmet e fundit nga