web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sondazhi/ A duhet të betohej si kryebashkiak Fredi Beleri?

2023-06-27 12:08:00, Aktualitet CNA

Sondazhi/ A duhet të betohej si kryebashkiak Fredi Beleri?

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit një ditë më parë rrëzoi kërkesën e Fredi Belerit të akuzuar për korruspion në zgjedhje.

Beleri nga qelia kërkoi një ditë leje për të kryer betimin e tij si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, pork jo kërkesë u refuzua.

Sot me një letër nga burgu ai u drejtua qytetarëve të Himarës të cilët e kanë zgjedhur në krye të bashkisë, duke thënë se e penguan për të marrë detyrën e tij të cilën ia besuan qytetarët.

Gjithashtu sot pritet të konstituohet Këshilli Bashkiak dhe gjatë mbledhjes ka patur përplasje mes mbështetësve të Fredi Belerit dhe punonjësve aktualë të Bashkisë Himarë, ku kanë kërkuar që t’i përzënë nga ambientet.

Pas këtyre zhvillimeve CNA ka zhvilluar një sondazh ku pyet qytetarët “a duhej të betohej si kryebashkiak Fredi Beleri”

Për tu përgjigjur keni mundësi “Po”, “Jo”, “Nuk e di”, me të cilat mund të shprehni mendimin tuaj në sondazhin e mëposhtëm.  

Poll

Kujtojmë se Beleri u arrestua vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Policia e arrestoi në orët e para të mëngjesit pasi akuzohej për korrupsion në zgjedhje.

Pavarësisht se në burg ai arriti të fitonte zgjedhjet e 14 majit. Arrestimi i tij pati jehonë edhe në shtetin fqinj grek. Shumë zyrtarë nga Athina kërkuan lirimin e menjëhershëm të Belerit, duke e quajtur shkelje e të drejtave të minoritetit./ CNA





Lajmet e fundit nga