web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skema mbështetëse në bujqësi/ Dhjetëra fermerë të Korçës paraqiten për aplikim, fluks dhe radhë

2024-03-27 12:22:00, Aktualitet CNA

Skema mbështetëse në bujqësi/ Dhjetëra fermerë

Kanë nisur këtë të mërkurë aplikimet për skemat mbështetëse në bujqësi, me një interes të lartë të fermerëve të qarkut të Korçës.

Prej mëngjesit, dhjetra fermerë i janë drejtuar pikave të aplikimit, por fluksi i lartë ka krijuar edhe rradhë pritje.

Kërkesat për aplikim për skemat por edhe për tu pajisur me Nipt ka sjellë mbingarkesë të sistemit, ndërsa shihet se shumë interes është shfaqur për skemën mbështetëse të naftës.

Skemat mbështetëse të bujqësisë këtë vit vijnë me disa risi, qe lehtësojnë dhe rritin mundësitë e fermerëve për të perfituar.

Aplikimet e fermerëve për të përfituar nga skemat mbështetëse do të vazhdojnë deri në 19 prill. Vitin e kaluar rreth 12 mijë fermerë të qarkut të Korçës përfituan nga skema e mbështetjes për naftë./ CNA





Lajmet e fundit nga