web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali tjetër i Edvin Kondilit/ Dosja që e mban peng prej 4 vitesh

2023-12-28 13:17:00, Aktualitet CNA
Skandali tjetër i Edvin Kondilit/ Dosja që e mban peng prej 4 vitesh
Edvin Kondili

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë të përbashkët me gazetarët është shprehur se prokurori Edvin Kondili, mban peng dosjen e Teatrit Kombëtar, duke mos vijuar me hetimet. 

Sipas Berishës, Kondili nuk guxon ta hapë dosjen, pasi i ka dhënë porosi Edi Rama. 

"Prej 4 vitesh SPAK mban turshi dosjen e Teatrit Kombëtar, dosjen e eleminimit të këtij teatri se është bërë me porosi të Edi Ramës me Erion Veliajn. Edvin Kondili nuk guxon të hapë dosjen. Veliaj nuk e pyet fare. SKAP-i është thjesht një armë në duart e diktatoirit që ka gjithë pushtetet", u shpreh Berisha.

Theksojmë që CNA ka denocuar edhe më herët se Edvin Kondili është prokuror i qeverisë Rama, i cili si një prokuror politik, ka tentuar që të shpëtojë edhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj për aferën me sterilizimin. 

Madje edhe Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është e kënaqur me punën e bërë nga Kondili për aferën e sterlizimit. 

Në një reagim të fundit, GJKKO njoftoi se "nuk është në një mendje" me pretencën e ngritur nga Prokuroria e Posaçme për masën e sigurisë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, apo akuzave të ngritura ndaj tij. 

Në një vendim të zbardhur prej rreth 300 faqesh, thuhet se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se personi nën hetim, Ilir Beqaj, krahas figurës së veprës penale “Shpërdorim i detyrës” ka konsumuar edhe elementët e figurës së veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.

Sipas Gjykatës së Posaçme, prokuroria ka bërë cilësime të gabuara në fazën e hetimit të koncesionit të sterilizimit./CNA 





Lajmet e fundit nga