web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtruan rrugën që nuk e shtronte bashkia/ Banorët paditen për ndërtim pa leje

2023-01-25 10:10:00, Aktualitet CNA

Shtruan rrugën që nuk e shtronte bashkia/ Banorët paditen

Banorët e Kurjanit në Roskovec janë paditur për ndërtim pa leje.

Gjithçka ka nisur pas iniciativës së tyre për shtrimin e rrugës, punë kjo që duhej të bëhej nga Bashkia.

Ata shtruan rrugën që nuk e ka shtruar shteti për 25 vjet me financat e tyre për të shkuar fëmijët në shkollë dhe të moshuarit te mjeku.

Nga ana tjetër Bashkia u ka çuar policinë e shtetit për ndërtim pa leje.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.

Për shtrimin e rrugës kryesore 2,5 km të gjatë e tepër të amoatizuar ata mblodhën finanacat e tyre dhe shtruan më pak se 150 metra rrugë që i lidh lagjet e fshatit me shkollën nëntevjeçare dhe qëndrën shëndetësore.

Forca të policisë kanë kontaktuar dje me banorët për ti kallëzuar penalisht.

Ata janë ankuar me dhjetra herë në bashkinë e Roskovecit dhe me kryebashkiaken Majlinda Bufi kan kryer takim dhe u ka premtuar zgjidhje në shtatorin e kaluar , por ende nuk është bërë asgjë, në vend të na falenderoi na sjell policinë”, shprehen ata.

Por sipas kryebashkiakes së Roskovecit Majlinda Bufi ka pasur një denoncim, janë kryer verifikimet dhe është konstatuar se ka ndërtim pa leje./CNA.al





09:00 TODAY

BE e prerë/

Prej vitesh Bashkimi Europian nuk po avancon me përpjekjet...

Lajmet e fundit nga