web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Skandali, “Berisha”/ Deklarata e paguar e ortakut të McGonigal

2023-01-25 09:55:00, Aktualitet CNA

Video-Skandali, “Berisha”/ Deklarata e paguar e ortakut të

Kreu i PD-së Sali Berisha, ka publikuar një video e regjistruar pak vite më parë, ku flet kundër tij Mark Rossini, një partner në biznes i mikut të Edi Ramës, Charles McGonigal.

“Ky është Mark Rossini, partner me Charles McGonigal në një kompani në Tiranë. Edi Rama shndërroi Tiranën në qendrën botërore të korrupsionit. Ndiqeni deklaratën e tij të paguar!” shkruan Berisha.

Në një intervistë të dhënë në vitin 2019, Rossini në pozicionin e ish-agjentit të FBI-së do të jepte një intervistë për Top Channel, ku shprehej se me protestat Sali Berisha, në atë kohë një deputet i thjeshtë, po bënte lojën e Putinit.

Rossini, i hetuar dhe akuzuar për korrupsion në SHBA, dyshohet se është një tjetër zyrtar amerikan i përdorur nga Edi Rama për të sulmuar opozitën dhe kreun e saj, Sali Berisha./CNA.al





09:00 TODAY

BE e prerë/

Prej vitesh Bashkimi Europian nuk po avancon me përpjekjet...

Lajmet e fundit nga