LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkrimtari kujton poetin e shquar korçar: Koçi Petriti, një intelektual shumë dimensional

2024-04-21 09:12:00, Kulturë CNA
Shkrimtari kujton poetin e shquar korçar: Koçi Petriti, një
Koçi Petriti

Shkrimtari Hysen Kobellari ka kujtuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale poetin e shquar korçar, Koçi Petriti. Ai shprehet se Petriti ka qenë një intelektual shumë dimensional dhe se veprimtaria e tij studimore ka përmasa të vërteta akademike. 

"Ai u nda para kohe nga ne, duke lënë pa mbaruar mjaft kontribute të pakryera n? dobi t? letërsisë dhe kulturës kombëtare.
Koçi Petriti do të mbetet i paharruar në zemrat tona", shprehet ndër të tjera Kobellari.

Ditën e djeshme në bibliotekën e Korçës u zhvillua një veprimtari përkujtimore me rastin e 10 vjetorit të ndarjes nga jeta të Petritit.

Koçi Petriti i përket brezit të poetëve të viteve 1960, të cilët ndryshuan fatin letërsisë shqiptare.(lexo këtu)

Shkrimi i plotë: 

KOÇI PETRITI ISHTE KRENAR PËR KORÇËN; KORÇA ËSHTË KRENARE P?R KOÇI PETRITIN”
Mendoj se poetin Koçi Petriti duhet ta vlerësojmë si nj? Intelektual shumëdimensional.
Ai është:
I - Poet i veçantë, i dallueshëm, i spikatur
a- Poet lirik, i dashurisë njer?sore
b- Poet lirik i natyrës
c- Poet lirik i ndjenjave atdhetare
2- Poet i dallueshëm Balladash:
a-Ballada popullore
b- Balladat e Sopotit
c-Ballada figurash të shquara historike
3- Poet i Shqetësimeve Sociale, poeti si zhbirues i ligësisë së shfaqur në shpirtin e njeriut, n? veprimet e tyre kundër të tjer?ve
II - Mësues i Merituar, me 50 vjet kontribute në edukimin e gjithansh?m të brezave t? rinj
III - Studiues k?mb?ngulës vizionar i folklorit dhe teoricien, autor i librit tekst për shkollat e mesme “Teoria e Letërsisë” dhe studimin për vepr?n e Martin Camajt, etj.
Koçi Petriti ishte Profesor dhe Doktor i Shkencave letrare dhe gjuh?sore… Veprimtaria e tij studimore ka përmasa të v?rteta Akademike…
Ai ndihmoi në mbledhjen e botimin e krijimtarisë folklorike të Sopotit dhe legjendat mbi Gjorg Golemin, etj. në Rrethin e Librazhdit.
IV - Koçi Petriti ishte drejtues i aftë, Kryetar i LSHA - Librazhd, Shef Katedre, Dekan Fakulteti, Sekretar i Talenteve t? Reja në LSHA, emëruar nga Dritëro Agolli, Kryetar.
Ai ishte i dashur dhe përkrahës i talenteve të reja të fushave të ndryshme; Ai ishte “Matka” e tyre i pap?rtuar për shum? vite me radhë.
Koçi Petriti ishte poet i lindur dhe i kultivuar. Ai i dinte përmendësh të gjitha vargjet që kishte shkruar vetë; mjaftonte t’ia kijtoje titullin e vjershës dhe sakaq ta recitonte atë…
V - Koçi Petriti ishte aktivist i shquar social.
Ai u nda para kohe nga ne, duke lënë pa mbaruar mjaft kontribute të pakryera n? dobi t? letërsisë dhe kulturës kombëtare.
Koçi Petriti do të mbetet i paharruar në zemrat tona.
(Pjesë nga fjala e mbajtur në aktivitetin p?rkujtimor n? Bibliotek?n “Thimi Mitko”, Korçë./CNA 

Lajmet e fundit nga