web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria pjesë e fushatës “Turqia, një zemër

2023-02-16 08:45:00, Aktualitet CNA

Shqipëria pjesë e fushatës “Turqia, një zemër

Shqipëria ka dhuruar 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama gjatë fushatës sensibilizuese “Turqia një zemër”.

Në një lidhje telefonike, ndërsa  fushata sensibilizuese transmetohej në 13 kanale televizive në Turqi, Rama shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe mbështetjen për popullin turk.

“Jam shumë i nderuar të jem pjesë e këtij programi sensibilizues, si përfaqësues i Shqipërisë. Vendi ynë mbajti të hënën një ditë zie kombëtare, për të shprehur solidaritetin dhe nderuar viktimat e tragjedisë. Ne nuk do ta harrojmë çfarë bëri Presidenti Erdogan pas tërmetit të vitit 2019. Ne jemi me popullin turk. Në emër të popullit shqiptar ne duam të dhurojmë 1 milionë euro. E di që kjo nuk është asgjë, pasi nevojat janë shumë-shumë më të mëdha”, u shpreh  Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga