web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si mund të reduktohet trafiku i Tiranës?/ Mazniku: Zgjidhja është mos të përdoret makina

2023-02-15 22:25:00, Aktualitet CNA

 

Si mund të reduktohet trafiku i Tiranës?/ Mazniku: Zgjidhja
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku

 

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, ka folur për reduktimin e trafikut të rënduar të Tiranës.

Mazniku tha në emisionin ?Bardh e Zi? zgjidhja e eleminimit të trafikut është mospërdorimi i makinave private.

?Zgjidhja është mos të përdoret makina. Në qytet 37% e njerëzve lëvizin me makinë private?, u shpreh ai, ndërsa theksoi se bashkia e Tiranës ka menduar që të ndërtojë linjat e lëvizshmërisë së shpejtë të autobusëve.

?Ajo që jemi duke bërë, jemi duke punuar me një KFV, për të bërë linjat e lëvizshmërisë së shpejtë të autobusëve. Proces që synojmë ta nisim në fundin e këtij e vitit, pas 2-3 vitesh përfundon faza e parë, në afat 4-5 vjeçar 3 linja duam të përfundojnë?, theksoi nënkryetari i bashkisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga