A ka shqiptarë mes viktimave të tërmeteve?/ Flet ambasadori i Shqipërisë në Turqi
Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo, ka fo...

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, me rastin e 15 vjetorit të Shtetit të Pavarur të Kosovës.
Gjatë fjalimit të tij, Begaj foli për lidhjet e Shqipërisë me Kosovën, liberalizimin e vizave dhe aplikimin e Kosovës në BE.
Kreu i Shtetit u shpreh se Shqipëria do shohë me krenari rrugëtimin euro-atlantik të shtetit të Kosovës.
Ndër të tjera, Begaj tha se Kosova si shtet i lirë dhe i pavarur është përmbushja e amanetit të Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit.
“Kosova, shtet i lirë dhe i pavarur është përmbushja e amanetit të Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit.
Ishte fillimi i një epoke të re, ku shteti i Kosovës u projektua si një shtet modern, demokratik, që shihte nga e ardhmja, me një vullnet të palëkundur euro-atlantik.
Republika e Kosovës, një shtet sovran dhe i pavarur, ka demonstruar me fakte, pjekurinë dhe maturinë në qëndrimet e saj.

Në këto 15 vite, Kosova ia ka dalë më së miri të respektojë e të nderojë zotimin që i bëri botës, përmes firmëtarëve të pavarësisë, se ishte dhe do të jetë një faktor për paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore.
Lidhja vëllazërore e Shqipërisë me Kosovën është e natyrshme. Jemi një komb i ndarë në dy shtete, ndaj humbjet dhe fitoret, dhimbjet dhe sukseset, i kemi të përbashkëta.
Shqipëria ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Kosovës, në anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe do të intensifikojë maksimalisht përpjekjet për njohjet e mëtejshme të pavarësisë legjitime të saj. Partneriteti ynë strategjik duhet thelluar edhe më tej, në dobi të shteteve tona, të kombit tonë.
Mbështetja e pakursyer nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ne dhe për të gjithë Ballkanin, është një garanci sa politike po aq dhe gjeografike se e ardhmja e vendeve të rajonit nuk është ajo e luftrave dhe ndasive, por e dialogut dhe bashkëpunimit.

Aplikimi i Kosovës në procesin për anëtarësim në BE si dhe kalimi i propozimit për liberalizimin e vizave, na riforcuan bindjen se e ardhmja e kombit shqiptar do të jetë ajo e të qënurit bashkë në familjen e madhe evropiane.
Agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe tentativat për ta shtrirë konfliktin edhe në rajonin e Ballkanit, na bëjnë të kuptojmë akoma më mirë sot, se sa e rëndësishme është për faktorin shqiptar në Ballkan, të jetë i njëhsuar në qëndrimet e tij.
Situata e krijuar së fundmi gjatë provokimeve të rënda në veri të Kosovës, ishte një tregues i qartë se nuk kemi me kohë për të humbur. Shqipëria mbështet dhe vlerëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e palëkundur të SHBA-së, për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila do të duhet të fokusohet tek njohja e ndërsjelltë dhe respektimi i minoriteteve.
Në këto 15 vite, Shqipëria ka parë me krenari lindjen dhe rritjen e shtetit të Kosovës. Jam plotësisht i bindur se dhe në vitet në vijim, Shqipëria do të shohë me po aq krenari rrugëtimin euro-atlantik të shtetit të Kosovës; rrugëtim i cili do të përmbushë ëndrrën e cdo shqiptari brenda dhe jashtë trojeve tona”, deklaroi Presidenti./ CNA.al
Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo, ka fo...
KLSH has published a performance audit report of public co...
Journalist Mentor Kikia has stated that the digitizati...
Defense Minister Niko Peleshi participated in the two-...
Ditën e sotme është mbajtur ceremonia për nisjen e pun...
Pastor Akil Pano has revealed that on February 18 at 1...
The first round for the election of the president of the C...
The Ethics Commission has expelled the leader of the Democ...
The Mayor Erion Veliaj has stated that today the works...
Enkelejd Alibeajt's candidate for the municipality of ...
The head of the Freedom Party, Ilir Meta, talked about...
The head of the Freedom Party, Ilir Meta, has called on th...
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, nga GJKKO është largu...
The head of the DP, Sali Berisha, has stated that the ...
The head of the DP, Sali Berisha, in a meeting with the pa...
US carmaker Ford announced on Tuesday the "next steps in t...
Businessman and entrepreneur Gjergj Luca has recently ...
The Ver.Di union has announced a strike for Friday at airp...
Sot në GJKKO është zhvilluar seanca paraprake për incenera...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, will conve...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...