web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shoqërimi i protestuesit nga policia/ Strazimiri zbulon arsyen

2022-11-12 19:28:00, Aktualitet CNA
Shoqërimi i protestuesit nga policia/ Strazimiri zbulon arsyen
Foto ilustruese

Gent Strazimiri ka folur për mediat në lidhje me personin e shoqëruar nga policia pas incidentit në protestë.

Sipas Strazimirit, arsyeja e shoqërimit është se djali  donte të vendoste flamurin kombëtar në dritaren e kryeministrisë.

"Ka dashur të vendosë këtë flamurin e Shqipërisë te dritarja e Kryeministrisë. Po të kishte pasur flamurin serb nuk do ti kishte ndodhur gjë se na prishej miqësia. Këtë flamur e miri një nga kameramanët, ishte bërë si leckë, e shkelën me këmbë policët e këtij shteti dhe nuk e ngritën. Nuk ua vriste sytë. Për këtë flamur e morën djalin, donte ta vendoste te dritarja e kryeministrisë. Ja thashë një prej policëve, je betuar mbi këtë flamur. Do shkojmë tani në komisariat ta sqarojmë, i kërkojmë falje edhe flamurit, jo vetëm djalit".





Lajmet e fundit nga