web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rëniia masive e gurëve në disa akse/ ARRSH apel drejtuesve të mjeteve, si paraqitet situata

2023-11-29 11:04:00, Aktualitet CNA

Rëniia masive e gurëve në disa akse/ ARRSH apel drejtuesve

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë detaje se si paraqitet situata në disa prej akseve rrugore ku ka patur probelmatike dhe rënie masive të gurëve në rrugë.

Sipas ARRSH-së gjatë natës ka patur reshje shiu me intensitet të cilët kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në: Skuraj-Burrel, Elbasan-Qafë-Thanë, Vaudejes-Pukë-Kukës, Bulqize-Urë e Cerenecit, Berat-Çorovodë, rrëshkitje dheu në Klos-Qafë Buall, ku janë marrë masat e nevojshme menjëherë nga grupet e punës të mirëmbajtjes për pastimin e akseve.

Mësohet se qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha asket nacionale.

Po ashtu ARRSH njofton se në orët e para të mëngjesit kanë filluat reshjet e dëborës në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh,  Bilisht-Miras ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës.

Në fund iu bëhet apel drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

“Gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu me intensitet, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në: Skuraj-Burrel, Elbasan-Qafë-Thanë, Vaudejes-Pukë-Kukës, Bulqize-Urë e Cerenecit, Berat-Çorovodë, rrëshkitje dheu në Klos-Qafë Buall, ku janë marrë masat e nevojshme menjëherë nga grupet e punës të mirëmbajtjes për pastimin e akseve.

Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale. Në orët e para të mëngjesit kanë filluat reshjet e dëborës në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh,  Bilisht-Miras ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës.

Temperaturat kanë qenë në rritje. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH./ CNA





Lajmet e fundit nga