web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Regjistrimi i Presidencës/ Kush po gënjen Artan Lame apo Ilir Meta?

2023-02-18 10:30:00, Aktualitet CNA

Regjistrimi i Presidencës/ Kush po gënjen Artan Lame apo Ilir Meta?

Kreu i Kadastrës, Artan Lame i është kundërpërgjigjur kreut të PL-së, Ilir Meta, i cili e quajti gënjeshtar, në lidhje me regjistrimin e institucionit të Presidencës si pronë.

Lame i ka rikujtuar Metës se kur ka qenë President i ka bërë thirrje publike për regjistrimin e institucionit.

“Meta deklaroi që prona shqiptarëve është e pasigurtë se kur vetë presidenca është e paregjistruar merreni me mend se c’bëhet me pronën e shqiptarëve. 250 mijë familje që marrin certifikatën i jep përgjigje. Do i kujtoja Metës që kur ka qenë President i kam bërë thirrje publike ejani të regjistroni Presidencën dhe oborrin për ta shpëtuar nga kafshimet. Nuk u përgjigjën në atë kohë”, ka thënë Lame.

Ky i fundit thotë se e ka përsëritur thirrjen edhe para një muaji.

“I kam bërë sërish thirrje presidencës para një muaji për ta regjistruar, jo vetëm për ta shpëtuar nga kafshimet  e mëtejshme, po se kur një institucion që është në majën e piramidës së shtetit shqiptar jep shembullin në këtë proces do shërbente si busull për shumë familje e institucionet për të bërë regjistrimin e tyre”, është shprehur më tej Lame./CNA.al





Lajmet e fundit nga