web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi”/ Rama zbardh detaje nga takimet në Mynih

2023-02-17 14:46:00, Aktualitet CNA

“Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi”/ Rama

Kryeministri Edi Rama sëbashku me ministrat Niko Peleshi dhe Olta Xhaçka ndodhen në Gjermani.

Njoftimi është bërë nga Rama në rrjete sociale, i cili thotë se janë në Mynih ku ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë evropian për sigurinë kibernetike por edhe për planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës

 “Mynih - Me Jeanne Shaheen, kryetare e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen, për agresionin kibernetik dhe ecurinë e ndërtimit të mbrojtjes sonë kibernetike me mbështetje edhe nga SHBA, planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, si edhe rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal në tërësi”, shkruan Rama/CNA.al





Lajmet e fundit nga