web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama nuk i nxjerr ministrat nga “Vila 31”/ Vijon edhe sot diskutimi maratonë

2023-01-05 09:29:00, Aktualitet CNA
Rama nuk i nxjerr ministrat nga “Vila 31”/ Vijon edhe sot diskutimi
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka vijuar diskutimet maratonë me kabinetin e ministrave, të mbledhur që një ditë më parë në “Vila 31” në Ish-Bllok.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se në mbledhje po bëhet analiza e detajuar e 12 miuajve të shkuar mbi çdo sektor.

Ndër të tjera thotë se viti 2023 i bën më optimist dhe iu jep mundësinë e reflektimit.

“Vazhdojmë edhe sot diskutimin maratonë të fillimvitit, ku analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar na bën shumë optimistë për 2023-shin, po na jep edhe mundësinë e një reflektimi shumë të dobishëm mbi çdo sektor” , ka shkruar Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga