web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama entuziast për arsimin/ “Qeveria do të vazhdojë të mbështesë të rinjtë”

2022-10-03 10:10:00, Aktualitet CNA

Rama entuziast për arsimin/ “Qeveria do të vazhdojë të

Kryeministri Edi Rama, në  Konferencën Ndërkombëtare të Nanoteknologjisë, Rama ka thënë se  qeveria do të vazhdojë të mbështesë të rinjtë  dhe botën universitare.

Sipas tij, Akademia e Shkencave është kthyer në pikë referimi. Dalë ngadalë po çel dyer të cilat më parë ishin të kyçura.

“Jam i entuziazmuar sot ku asnjë i pranishëm nuk është delegat që nuk e di për çfarë ka ardhur. Të gjithë përfaqësojnë një përpjekje të përbashkët. Hyrja e Universitetit të Tiranës në një fazë të re me fonde evropiane dhe projkete kuptimplota që forcojnë besimin se ne jo vetëm që s’jemi ndryshe nga të tjerët. Katërfishimi i fondeve evropiane për kërkimin shkencor në Universitet.
Ne kemi vënë theksin te të rinj dhe te bota universitare. Të gjithë të kenë akses të barabarte në arsim. Nuk ka asnjë diskutim  se dimensioni akademik dhe arsimor i integrimit të BE nuk duhet të presë anëtarësimin e plotë të vendeve të Ballkanit në BE”, tha Rama.

 





Lajmet e fundit nga