web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama e “zhveshi” nga posti/ Gjiknuri: Do shkruaj kur të dal në pension

2024-02-06 13:29:00, Aktualitet CNA

Rama e “zhveshi” nga posti/ Gjiknuri: Do shkruaj kur të dal

Bashkëkryetari i komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri është “gozhduar” nga gazetarët për deklartatat e Arben Ahmetajt i cili gjatë një interviste është shprehur se Rama e “zhveshi” nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm pasi i tha se ajo që po bëri me zëvendëskryeministrin ishte shkelje proceduriale.

“Damian Gjiknuri, një nga arsyet se pse nuk është Sekretar i Përgjithshëm është se i ka thënë Edi Ramës, që ajo që po ndodh me Ahmetaj është shkelje proceduriale nga ana e SPAK, së dyti është e gabuar. Kjo është arsye se pse ka ikur nga Sekretari i Përgjithshëm”, tha Ahmetaj.

Gjiknuri ka vendosur të kyçë gojën dhe të mos i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve duke thënë se, kur të dalë në pension politik do të shkruajë kujtimet e tij.

“Shpjegimet e mia i kam dhënë atëherë në sekretarin. Kur të dal në pension politik do të shkruaj kujtimet e mia”, tha Gjiknuri./ CNA





Lajmet e fundit nga