web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Radhë kilometrike në Kapshticë/ Qytetarët në pritje për orë të tëra nga pala greke

2023-12-24 10:58:00, Aktualitet CNA
Radhë kilometrike në Kapshticë/ Qytetarët në pritje
Qytetar, pika kufitare e Kapshticës

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës vijon të jetë e njëjta situatë e krijuar nga pala greke.

Më tepër se 3 orë pritje për emigrantët të cilët kthehen në atdhe për festat e fundvitit. Një situatë aspak normale siç shprehen dhe vetë qytetarët, duke treguar se është një situatë e krijuar si çdo vit, pa asnjë ndryshim në masat e marra.

Sipas qytetarëve, pala greke punon me 3 deri në 4 sportele, në mënyrë shumë të ngadaltë, dhe pranojnë faktin se fluksi është tepër i lartë.

"Ka shumë fluks në palën greke. Kemi pritur shumë orë. Ne po shkojmë për vdekje dhe kjo situatë nuk është normale", u shpreh një qytetar. 

"Kemi 3 orë që rrimë këtu. Pala greke tani po punon me 4 sportele. Ka dhe shumë makina, ne kemi ardhur për festa në Shqipëri", u shpreh një tjetër qytetar. 

Festat e fundvitit kanë bërë që prej dy ditësh të ketë rradhë të gjata në palën greke të doganës së Kapshticës.

Mungesa e punonjësve dhe numri i pakët i sporteleve ka sjellë fluks të lartë të automjeteve që presin në rradhë për të kaluar në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit më tepër se 8 mijë shtetas kanë ardhur nga Greqia drejt vendit tonë nëpërmjet doganës së Kapshticës./CNA





Lajmet e fundit nga