web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori

2026-07-14 14:19:00, Aktualitet CNA

Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara,

Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e kuadrit që rregullon ushtrimin e 323 profesioneve, në funksion të përmbushjes së detyrimeve që burojnë nga negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Nisma është parashikuar në një projektvendim të Ministrisë së Arsimit, i cili hedh bazat për hartimin e një plani veprimi që synon të verifikojë nëse kushtet dhe kriteret e vendosura për profesionet e rregulluara janë të arsyeshme, transparente dhe në përputhje me standardet europiane.

Autoritetet do të kryejnë një analizë të plotë të profesioneve që kërkojnë licencim ose autorizim për ushtrim, duke përcaktuar aktivitetet që mbulon secili prej tyre dhe arsyet pse mbeten të rregulluara. Në përfundim të procesit do të hartohet një listë kombëtare, e cila do t'i paraqitet Komisionit Europian si pjesë e detyrimeve të vendit në procesin e integrimit.

Një tjetër objektiv i planit është krijimi i një regjistri elektronik kombëtar, ku qytetarët dhe profesionistët do të mund të gjejnë informacion mbi profesionet e rregulluara, institucionet përgjegjëse dhe kriteret që duhet të plotësohen për ushtrimin e tyre. Ky sistem synohet të lidhet më pas edhe me platformat përkatëse në nivel europian.

Rishikimi do të përfshijë profesione nga sektorë të ndryshëm, si shëndetësia, drejtësia, arsimi, inxhinieria, transporti, financat, turizmi dhe sigurimet. Sipas qeverisë, synimi është ndërtimi i një sistemi më të qartë dhe më funksional, që lehtëson aksesin në profesionet e rregulluara, ruan standardet profesionale dhe afron legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian./CNA





Lajmet e fundit nga