web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Privatizimi i objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore/ Alibeaj dhe Bardhi dalin kundër

2023-02-21 11:49:00, Aktualitet CNA

Privatizimi i objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore/ Alibeaj

Në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore,  është diskutuar projektligji “Për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish- ndërmarrjeve bujqësore”.

Dy deputetët demokrat Enkelejd Alibej dhe Gazment Bardhi janë shprehur kundër privatizimit të objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore.

Deputeti Bardhi ka thënë se nuk duhet të ketë ndërhyrje në këtë projektbuxhet.

Gjithashtu edhe Alibeaj ka shprehur një qëndrim kundër, duke theksuar se nuk po bëhet asgjë tjetër, veçse po ringjallet padrejtësia e 32 viteve më parë.

“Është e qartë për këdo se rezulton se është një iniciative ligjore që nuk duhet të kalojë. Ka një indiferencë dhe neglizhencë ndaj procesit legjislativ. Nuk është kaq e thjeshtë çështja. Ky proces i privatizimit të objekteve të ndërmarrjeve bujqësore, ka qenë abuziv. Sot po vazhdohet të mbahet gjallë abuzimet e bëra 32 vite më parë. Kushtetuta në nenin 181 të saj e përcakton qartë procedurën. Ju po ringjallni padrejtësinë e 32 viteve më parë. Nuk kompensohen më prona”, u shpreh Alibeaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga