web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përjashtimi i Boçit nga seanca/ Këlliçi: Vendim totalisht absurd dhe i patolerueshëm

2026-04-23 20:43:00, Aktualitet CNA

Përjashtimi i Boçit nga seanca/ Këlliçi: Vendim

Ka rinisur seanca plenare pas ndërprerjes për 5 minuta pushim dhe përjashtimin të nënkryetarit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçit.

Në foltore, pas nisjes së seancës mori fjalën deputeti Belind Këlliçi ku u shpreh se përjashtimi i Boçit ishte vendim absurd dhe i patolerueshëm.

“U bë e disata herë që gjeni gjithçka për të prishur seancën kur ka diskutime thelbësore dhe me rëndësi për qytetarët. Kemi nisur punën që në 10. Ka pasuri diskutime me shumë vlerë nga të gjithë deputetët. Ajo që ndodhi me Luçiano Boçin është totalisht absurde vetëm se kërkoi të replikonte me ministren e Arsimit. E vetmja mënyrë për të prishur seancën ishte të gjendej një mënyrë për të tensionuar opozitën dhe për të ndaluar seancën. Unë e kuptoj se nuk do të ktheheni mbrapsht por do doja. Në pamundësinë për të reflektuar për një masë të panevojshme, nuk mund të pretëndoni të ketë normalitet”, tha Këlliçi. /CNA





Lajmet e fundit nga