web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pastrimi i policisë/ Balla: AMP të bashkëpunojë me SPAK

2024-06-04 09:20:00, Aktualitet CNA
Pastrimi i policisë/ Balla: AMP të bashkëpunojë me SPAK
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas aksionit të AMP në Komisariatin e Policisë në Rinas, ku u arrestuan 9 persona, ndër ta 8 efektivë policie, ndërsa 8 punonjës të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Balla ka kërkuar nga AMP të forcojë bashkëpunimin institucional me SPAK, për të garantuar standarde të larta të integritetit dhe pastërtisë së figurës së punonjësve të policisë

“Rritja e besimit të publikut tek Policia e Shtetit lidhet në mënyrë tëpandashme me procesin e vetëpastrimit, përmes të cilit po largojmë ditë pas dite nga trupa e shëndoshë e policisë elementët e dëmshëm, të inkriminuar apo shkelës së etikës, të cilët njollosin punën e palodhur të mijëra e mijëra uniformave blu që shërbejnë me vendosmëri të palëkundur shtetit të së drejtës dhe në mbrojtje të qytetarëve të këtij vendi.

Përgëzime Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për rezultatet e dukshme dhe premtuese për një intensifikim edhe më të madh të këtij procesi vetëpastrimi.

E nxis AMP të forcojë bashkëpunimin institucional me SPAK, prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm, si dhe me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit dhe inteligjencës dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, për të garantuar standarde të larta të integritetit dhe pastërtisë së figurës së punonjësve të policisë, shkruan Balla./ CNA





Lajmet e fundit nga