web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Passion for animals/ Kristi Morava, the corcarer who has dedicated his life to "four-legged animals"

2024-07-12 09:25:00, Aktualitet CNA

The "four-legged friends" have already become an inseparable part of the families in the city of Korça, who have become a very beloved member. Dogs and cats, considered companion animals, are the best and constant source of pleasure, entertainment and relaxation. If you are looking for a faithful friend in life, it is precisely the dog that gives this kindness, and if you are looking for a friend to give you spiritual warmth, she is the cat.

The care that should be shown on these animals should normally be maximum on the part of family members, and this is because animals are also affected by various diseases and require treatment and cure just like people themselves. The example of a success in this field is precisely Kristi Morava, the corcar who has dedicated his life to the "four-legged".

For three years, Kristi brought his veterinary clinic to the city of Korça, after his undergraduate and postgraduate studies in Milan, Italy, where he gained the most valuable experiences in this field. These three years have been a great challenge for him in the service of dogs and cats that sought medical help, even in difficult cases, but he succeeded in their recovery.

CNA TV in this report brings different stories of the animals that have received help in this clinic, as well as details from the life of the veterinarian and the challenges he faces every day in his work, as well as very important advice regarding the care that Every family should have their own companion animal.

We started the conversation with Kristi Morava in the clinic's surroundings, thus seeing the very good and comfortable conditions she has created so that the animals can be given warmth even though they have the feeling of fear every time they approach the clinic.

Kristi's connection with animals has been since childhood. A connection created thanks to his family who have always kept animals at home, as well as his grandfather who in the village also kept other animals besides dogs and cats. He says that he never knew that his life would take this direction, and yet, he feels quite satisfied that today he is a veterinarian who provides animal care and much more than that.

"Duke qenë se jam rritur në një familje që gjithmonë janë mbajtur kafshë, qen, mace, gjyshi im në fshat ka mbajtur edhe kafshë të tjera pra që i vogël kam qenë i lidhur me to. Duke dashur që t'iu përkushtohem, t'iu ofroj një shërbim, sado që prindërit dhe gjyshërit e bënin këtë gjë, me kalimin e kohës duke shkuar në studime, në gjimnaz u profilizova më shumë në lëndët shkencore si biologji dhe kimi, që do të orientonin në studimet e larta në fushën shkencore. Sot kafshët i kemi të gjithë në familje, por shumë kohë më përpara askush nuk e dinte që do të vinte një moment që njerëzit për shkak të ngarkesave të larta stresuese në punë, në mjedis, në jetën e ditëve të sotme, do të kishin nevojë për diçka që do t'u sillte relaks, qetësi për trurin e tyre dhe këtë do t'ua ofronte kafsha. Kështu që le të themi që lidhja ka qenë e hershme, duke mos e ditur që sot do të ishim këtu ku jemi", u shpreh ai. 

Natyrshëm lind pyetja se nëse do të duhej të zgjidhte mes qenit dhe maces, cilin do të preferonte më shumë Kristi edhe në bazë të lidhjes shpirtërore që ka ai me këto kafshë. Në këtë moment, mjeku thotë se i ka njëlloj, por me pak dallim ai e tregon edhe kafshën që është më shumë i lidhur. Edhe macja, edhe qeni, kanë karakteristikat e tyre të veçanta. Qeni mbetet më besniku i familjarëve, macja ajo që të fal relaks e kënaqësi. Të dy kafshët shumë të ndryshme sa i përket karakteristikave të sjelljes, por shumë të dashura për familjet korçare. 

"Kuptohet që unë i kam njëlloj. Kur kam kryer studimet, ne dalim mjek të përgjithshëm për të gjitha kafshët, kam mësuar edhe për qenin, macen, lopën, kafshët e imëta, derrat, pulat, të gjitha. Prandaj jemi në të gjithë gamën e kafshëve në mbulim. Por me kalimin e kohës, në studime dhe më pas në specializimin pasuniversitar që kam kryer në Milano të Italisë, u specializova vetëm në kafshët e shoqërimit, qen dhe mace. Të dy të falin qetësi, të dy kanë karakteristikat e tyre. Nuk e mohoj që qeni është gjithmonë dhe do të ngelet më besniku, ai që do ta shikojë familjarin apo pronarin me një shenjë mirëkuptimi, respekti dhe besnikërie. Nga ana tjetër kemi macet të cilat kanë karakteristikat e tyre fenotipike, por dhe të sjelljes, të falin shumë relaks dhe kënaqësi. Unë duke qenë se gjithmonë kam patur raportin në familje më shumë mace sesa qen, pak më shumë jam i lidhur me macet", tha ai. 

Kristi tregon një fakt interesant, duke nxjerrë në pah evolimin e kafshëve që ka marrë shumë edhe nga sjelljet e njeriut, aq sa me kalimin e viteve në logjikën e saj, mund ta mendojë që është njësoj me anëtarët e tjerë të familjes ku jeton. Të shumta janë rastet që kafshët kanë nevojë për ndihmë mjekësore, duke filluar që nga ato më të lehtat, e duke vazhduar me rastet më të rënda të cilët kalojnë në hospitalizim, duke qëndruar të shtruar ditë me radhë apo edhe me javë të tëra.

"Në klinika veterinare, si kjo e imja apo edhe e të tjerëve, sot janë në përmirësim e sipër duke dashur të ofrojnë nj shërbim sa më maksimal për kafshët e shoqërimit sepse sot ato konsiderohen pjesë e familjes dhe madje vetë kafsha ka evoluar duke marrë shumë nga sjelljet e njeriut. Deri aty sa ndoshta do të harroje që është kafshë dhe në logjikën e saj do të fillojë të mendojë se është njëlloj si ata pjesëtarë të familjes ku jeton. Rastet këtu janë nga më të shumtat, nga më të thjeshtat si ato profilaktike, vaksinime, trajtime, mjekime plagësh, ndonjë virozë me bark e të vjella, me kollë ose teshtitje, deri në rastet më të rënda të cilat janë raste të hospitalizimit ku ne e mbajmë një kafshë të shtruar me ditë ose javë me rradhë", u shpreh veterineri.

Mjeku veteriner sjell në kujtesë rastin e një këlyshi që u mbajt 14 ditë i shtruar, duke treguar mjekimin e specializuar që i është bërë, e duke arritur ta shpëtojnë pas një 'lufte' të madhe jo vetëm të këlyshit, por edhe të vetë mjekut me sëmundjen. Kristi thotë se ka mjekime pafund, me një gamë të gjerë të sëmundjeve që prekin kafshët e shoqërimit, që kërkojnë normalisht edhe cilësinë më të madhe të shërbimit nga ana e tij.

"Sjell si shembull një këlysh që është mbajtur 14 ditë i shtruar, 11 ditë pa futur asnjë lloj ushqimi dhe uji në gojë, mbajtur me serume, me mjekime suportive, antibiotikë, dhe në ditën e 13 kemi tentuar me shiringë dhe duhej ta shpëtonim, sepse qenushi i ishte bërë dhuratë një vajze të vogël e cila e donte patjetër. Ka gjithashtu raste kirurgjikale që kërkojnë ndërhyrje të vështira, që edhe ato janë pothuajse me njerëzit, sepse duhet të ruash sterilitetin maksimal, të punosh me kujdes. Kemi patur raste që kemi larguar këlyshë ose kotele të ngordhura, ose lindje të vështira që duhet të ndërhynim në emergjencë, largim i tumoreve, ngecje e trupave të huaj në pjesën e ezofagut, po ashtu operime në sy duke qëndruar 2 orë mbi kafshën. Mjekime pa fund, gjithccka është e ngarkuar sa i përket qenve dhe maceve pasi jo vetëm që kanë një gamë shumë të gjerë sëmundjesh që i ze, por nga ana tjetër sëmuren me sëmundje që mund të jenë të ngjashme me tonat, kanë dhe një ndjeshmëri të lartë ku duhet të jesh në 100% tënd dhe në cilësinë maksimale të shërbimit kundrejt tyre", u shpreh ai.

Në ditët e sotme, mbajtja e kafshëve në shtëpi është rritur ndjeshëm, krahasuar me vitet e kaluara kur në fakt nuk dihej aq shumë rëndësia dhe dashuria që të falin katërputroshët. Për shumë arsye, si pjesa e anti-stresit, relaksit, gjallërisë, njerëzit tashmë e kanë bërë pjesë të familjes së tyre një qen ose një mace. Fatmirësisht është rritur edhe ndërgjegjësimi për t'iu drejtuar mjekut veteriner, që prej ditës së parë kur e marrin kafshën, e duke e ndjekur gjatë gjithë jetës me përkujdesje e ndihmë mjekësore në rast nevoje. Këtu Kristi tregon edhe ndihmën e parë që mund t'i jepet një kafshe, duke bërë që kjo e fundit të rrijë në çdo ambIent të shtëpisë pa asnjë problem.

"Është shtuar mbajtja e kafshëve për shumë arsye për pjesën e relaksit, për pjesën e antistresit, si dhurata kundrejt fëmijëve, si një mënyrë që moshat e mesme ose të treta me fëmijë të larguar jashtë, të kalojnë pak kohë, me gjallëri, nga ana tjetër i mban dhe të aktivizuar. Njerëzit sot janë ndërgjegjësuar që në momentin e parë që marrin një kafshë, gjithmonë kërkojnë të kenë kontakt me mjekun veteriner për të bërë kontrollin për të parë nëse është e shëndetshme apo jo, më pas për të kryer trajtimet e para profilaktike, kundër krimbave, parazitëve të jashtëm, vaksinimin të cilat sigurojnë shëndet jetëgjatë për kafshën por mbrojnë dhe familjen sepse ka shumë sëmundje që mund të transmetohen nga kafsha te njeriu. Nuk ka vend për alarm sepse nëse kryhen të gjitha trajtimet, mjekimet profilaktike, gjithccka është në rregull dhe kafsha mund të rrijë në ccdo ambjent të familjes pa asnjë problem. Kohët e fundit njerëzit janë bërë të ndërgjegjshëm, kujdesen e ju kushtojnë rëndësi, e në rast se para shumë kohësh kur sëmurej një kafshë ngrinin supet e thonin që s'kemi ccbëjmë, ose bënin ndonjë tentativë të lehtë për ta mjekuar në kushte shtëpie, në ditët e sotme nuk e lenë pa i bërë shërbimet deri në nivelet përfundimtare", shprehet ai. 

Klinika e mjekut veteriner Kristi Morava kohët e fundit ka sjellë gjithashtu një risi për qytetin e Korccës, një "hotel" për kafshët e shoqërimit. Kjo ide, të cilën Kristi e ka marrë indirekt nga personat të cilët nuk kishin ku të linin qenin apo macen në kohë pushimesh, ka bërë që të krijonte dhoma ku mund të mbajë kafshët në kohën kur familja është larg. Për të zotët e kafshëve, kjo ishte zgjidhja që e kanë pritur prej shumë kohësh, e tashmë ndihen të sigurt në lënien e qenit apo maces në duart e vetë Kristit. Është pikërisht ai që jo vetëm sigurohet për ushqimin, pastrimin e komiditetin e kafshëve, por edhe kalon kohë me ta, duke i shëtitur në oborrin para klinikës, duke mos i lënë të mërziten, pra me një fjalë, Kristi bëhet shoku më i mirë i tyre në ato ditë qëndrimi në dhomat e "hotelit" të kafshëve.

"Unë e kam nisur klinikën me funksion parësor mjekim, shtrim dhe hospitalizim kirurgjikal, pa futur aksesorë të tjerë, përqëndruar vetëm në mjekësi të mirëfilltë. Por, me kalimin e kohës, kishtë kërkesë, njerëzit pyesnin se ku mund të linin kafshën e tyre në periudha që ata lëviznin, me pushime të gjata në verë ose me largime të shkurta disa ditore. Kështu që le të themi që do duhej një vend ku të ishin të mbrojtura, brenda një ambjenti komod, t'ju ofrohej shërbim nga ana e ushqimit, pastrimit, shëtitjeve dhe nga ana tjetër ku më mirë sesa në një klinikë ku është dhe veterineri pranë, mund të ofrohej ky shërbim. Është një përgjegjësi e madhe sepse tjetri të beson një pjesëtar të familjes, dhe ti ke në ngarkim deri në ditët që keni caktuar për ta mbajtur. Unë u vura në kushtet e tilla që të krijoja një hotel brenda ambjenteve të klinikës, me disa dhoma të ndarë nga njëra tjetra, të ajrosura, me xham që të kenë akses të shikojnë. Krahas pjesës ku rrinë brenda këtyre dhomave, është edhe pjesa kur ata rrinë përpara oborrit të klinikës në një pjesë me bar ku luajnë dhe u krijohen kushtet të mos mërziten. Kuptohet që jo të gjithë, psh qentë janë të prirur për të qëndruar në një ambjent tjetër të huaj, por shumica janë të mësuara dhe të afrueshme", thotë veterieneri. 

Në këto vite shërbimi pranë klinikës, kanë qenë shumë të pakta rastet në të cilat nuk është mundur dot të shpëtohet kafsha. Kristi kujton këtu rastin e Lisës, një qen të sëmurë me leshpanjozë, e cila pavarësisht përpjekjeve edhe duke bashkëpunuar me klinika brenda e jashtë vendit, nuk mundi tja dalë. Kristi shprehet se çdo rast i tillë është mjaft i dhimbshëm, e ndërsa në një pjesë të murit ka vendosur fotot e qenushave dhe maceve që ja kanë dalë me sukses mjekimeve, në anën tjetër do të bëjë edhe këndin në kujtim të atyre që nuk kanë mundur dot të jetojnë

"Qëllimi kryesor është të mos humbim, në varësi të kushteve e të sëmundjeve kuptohet që ka dhe raste të vështira sikundër dhe në mjekësinë humane me raste infektive të rënda. Të gjitha rastet që kanë qenë shumë të pakta, 3 ose 4, i mbaj mend shumë mirë dhe një ndër to ishte Lisa, një qen i sëmurë me leshpanjozë dhe nuk arritëm dot ta shpëtonim. U bë përpjekje maksimale madje duke bërë bashkëpunime edhe me klinika në Tiranë, në Greqi. Ccdo rast është i dhimbshëm, kam planifikuar që në një pjesë të murit të klinikës përvecc gjjthë fotove të bukura që janë me kafshët për sukses, një vend do ta kem për kujtim edhe me ato që nuk ja kanë dalë dot me sëmundjen. Është e dhimbshme sepse tek familjarët dhe tek unë sjellin një ndjesi jo të mirë, por mjekësia asnjëherë s'është absolute. Ne përpiqemi të bëjmë maksimumin dhe më të mirën por ka dhe disa raste që janë ekstreme", thotë ai. 

The awareness to provide proper medical care must be as great from the family as the love they have for their four-legged friends. They are the ones who bring color, pleasure, comfort, inexhaustible love to our lives, and it is we who must take care that they have the best possible life and away from diseases. Veterinarian Kristi Morava is there, ready 24 hours a day, in case your dog or cat needs a medical visit. The clinic is located in District 16, Rr. "Antonio Athanas" named as Erseka street. For all those interested, CNA makes available to you the contact number of the veterinarian in case of need. +355 69 215 8196

For more information related to the medical activity of the clinic, on the official Instagram you can see various materials prepared by the doctor himself regarding cases of interventions in companion animals./ CNA 





Lajmet e fundit nga