web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas përplasjeve të një dite më parë/ Mblidhet sërish sot Kuvendi

2022-12-22 08:57:00, Aktualitet CNA

Pas përplasjeve të një dite më parë/ Mblidhet

Seanca e djeshme parlamentare është shndëruarr dje në arenë përleshjes, duke lënë kështu pa diskutuar pikat e përcaktuara në rendin e ditës.

Pa tensionit të djeshëm seanca do të vijojë edhe sot, ku do të diskutohen disa projektligje si ai“Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, apo “Për aderimin në iniciativën e përbashkët për Rregulloren e Brendshme për Shërbimet të Organizatës Botërore të Tregtisë”.

Për sot janë lënë edhe projektligjet  “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, “Për titujt e nderit dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”, “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, dhe projektligji “Për disa ndryshime në ligjin “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”.

Zgjedhaj e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, zdhjea e kreut të Avokatit të popullit si dhe zgjedhja kreut të Autoritetit për Informim, do të kalojnë sot në seancë./CNA.al





Lajmet e fundit nga