web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas përplasjes me Top Channel/ Rama:Mediat bashkë për rrëzimin e qeverisë

2022-11-05 13:21:00, Aktualitet CNA

Pas përplasjes me Top Channel/ Rama:Mediat bashkë për

Kryeministri Edi Rama nga Mallkastra ka deklaruar se disa media janë bëër bashkë për të rrëzuar Qeverinë.

Sipas tij një pjesë e madhe e mediave, jo të gjitha, janë bërë bashkë me synimin për të rrëzuar qeverinë.

Rama nuk ka përmendur emra mediash, por së fundmi ka etiketuar shpesh Top Channel, të cilin e ka akuzuar shpije dhe gjobëvenie, duke i përgënjtruar lajmet e prodhuara prej tij.

Ndër të tjera në Mallakastër, Rama ka folur për krizën energjitike, duke thënë se janë shumë të varur nga shiu në këtë moment kaq të vështirë.

“Është shumë e rëndësishme që pavarësisht bindjeve politike, pavarësisht ndarjeve të natyrës politike që janë normale, të mos jemi të ndarë, por të jemi të bashkuar në kuptimin e disa fakteve që vijnë si rezultat i një fakti themelor që ne jemi sot pjesë e një bote e cila është në luftë”, u shpreh Rama./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga