web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Samiti tek reforma në drejtësi/ Kim i shkon në zyrë Begajt

2022-12-07 13:58:00, Aktualitet CNA

Nga Samiti tek reforma në drejtësi/ Kim i shkon në zyrë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me presidentin Bajram Begaj.

Kim e ka falënderuar Presidentin për pritjen që Shqipëria organizoi ndaj samitit të përbashkë mes liderëve të BE dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

“Faleminderit President për mundësinë për t'i shprehur urimet për pritjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor. Hera e parë që ky samit mbahet jashtë Brukselit. SHBA mbështet fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për të ndërmarrë hapat e nevojshëm, përfshirë reformën në drejtësi,  për t'u bashkuar me Bashkimin Europian.

Ne rishikuam gjithashtu arritjet në vitin 2022, si aleatë të NATO-s, anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe miqtë më të mirë që sollën marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve në nivele të larta historike. Mezi presim të bëjmë edhe më shumë së bashku në 2023 për të forcuar bashkëpunimin në demokraci, mbrojtje dhe biznes” është shprehur Kim./CNA.al





Lajmet e fundit nga