Armina Mevlani breaks her silence/ Speaks for the first time about the violence against Sali Berisha: 100 percent planned
Blogger Armina Mevlani spoke for the first time about ...

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij Universiteti për të promovuar tek të rinjtë ?Paketën e Rinisë? lançuar nga Credins Bank. Marrëveshja ka në fokus informimin, edukimin, sensibilizimin dhe promovimin e ?Paketës së Rinisë? tek studentët duke shfrytëzuar kanalet direkte të komunikimit që ata preferojnë me objektiv për t?i bërë udhëheqës të shërbimeve bankare në kanalet digjitale.
Marrëveshja u firmos nga Prof. Dr. Tonin Gjuraj, Rektor i Universitetit dhe znj. Adja Angjeli, zv. Drejtore e Divizionit të Zhvillimit të Biznesit pranë bankës Credins, të cilët theksuan rëndësinë që ka partneriteti i të rinjve me bankën që në hapat e parë të karrierës së tyre akademike.
Z. Gjuraj u angazhua se në bashkëpunim dhe me stafin akademik do të nxisin studentët e Universitetit për të marrë ?Paketën e Rinisë?, e cila ofrohet pa komision, pasi besojnë se çdo i ri, si përdorues i teknologjisë, duhet të jetë përdorues aktiv i kartave dhe kanaleve digjitale të pagesave duke ecur gjithashtu në linjë dhe me standardet evropiane.
Znj. Angjeli theksoi që çdo i ri i cili do bëhet për herë të parë klient i bankës Credins, do të ndihet shumë mirë nga ky partneritet, pasi jo vetëm do t?i ofrohet një shërbim komod, i shpejtë dhe i aksesueshëm 24/7 nga çdo vend e në çdo kohë, por dhe do të përfitojë dhe zbritje nga pagesat me karta në shumë partnerë të bankës Credins.
Edukimi financiar i brezit të ri është një nga prioritetet e bankës Credins ku në partneritet me botën akademike dhe aktorë të tjerë, do të jetë në fokus duke ndërmarrë nisma të vazhdueshme.
Partneriteti i bankës dhe prezenca e stafit të Credins në universitete specifike është një mënyre ideale për çdo të ri që të informohet më shumë rreth produkteve bankare të cilat do t?i ofrojnë përfitime e do t?i bëjnë të mundur të lidhin marrëdhënie me bankën, një proces i rëndësishëm për të ardhmen e tyre. Informimi i të rinjve që në bankat e shkollës lidhur me produktet bankare që ju nevojiten, është nisja e një rrugëtimi shumë të rëndësishëm për të pasur bankën partnere ndër vite.
Duke marrë ?Paketën e Rinisë?, çdo i ri do të përfitojë PA komision shërbimet: llogari bankare, kartën e parapaguar Mastercard dhe aplikacionin Credins Online. Me ?Paketën e Rinisë? të rinjtë menaxhojnë me mirë financat e tyre duke qenë se fondet i kanë në llogari dhe mund t?i shohin tek aplikacioni Credins Online i cili është i aksesueshëm 24/7 për të kryer pagesa faturash, transferta, kontroll balance, rimbushje telefoni apo karte si dhe aplikim për shumë produkte bankare.
Përveç llogarisë dhe aplikacionit, nëpërmjet paketës çdo i ri do të përfitojë dhe një kartë të parapaguar me të cilën mund të paguajë në shumë restorante, dyqane, librari, kinema madje edhe duke përfituar ulje të shumta tek partnerët e Credins, sigurisht duke mundësuar pagesat për blerje të ndryshme dhe online.
Është mirë kur ke institucione si Credins bank që ju gjenden pranë të rinjve për t?i mbështetur, informuar dhe edukuar rreth mundësive që ato kanë për të ardhmen e tyre.
Credins bank, tashmë prej 20 vitesh në tregun bankar shqiptar dhe një nga 3 bankat kryesore në treg, do të vazhdojë rrugëtimin dhe partneritetin dhe me universitete të tjera në Tiranë dhe nëpër rrethe duke qenë pranë të rinjve dhe duke i mundësuar informacion, bashkëpunim dhe mbështetje të rinjve për çfarë ata kanë nevojë./ CNA.al

Blogger Armina Mevlani spoke for the first time about ...
Roan Brahimi, alias Sidorel Prendi, is the main suspec...
Masakra e Milotit, ku mbeti viktimë Klisman Preçi dhe ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka vler...
Journalist Anduena Llabani has shown the scheme used b...
Doctor Ilir Alimehmeti has spoken about the phenomenon...
On the evening of July 22 of this year, at the main en...
This Wednesday, a boat flooded in the English Channel,...
Zbardhet dosja hetimore e masakrës së Milotit, ku mbet...
The former senior police chief, Shemsi Prençi, made a ...
The former vice president of the LSI, Luan Rama, has e...
Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi, ka fo...
Grupi i Përçarësve, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku ose ...
Analyst Kreshnik Spahiu has described as a scandal, wh...
Criminalistics expert Ervin Karamuço has commented on ...
The survey that shows that Kelliçi is the right candid...
The Minister of Tourism and Environment, Mirela Kumbar...
♥ As 2022 draws to a close, socialists have gathered to cel...
The December 6 protest marked an event that made a lot of ...
Kur kanë kaluar më shumë se tre vite nga tërmeti tragjik i...
The 50 million euro tender for the maintenance of national...
Today we will bring another article that breaks down the w...
CNA has put under scanner the assets of Sokol Sadushi, the...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious road accident occurred tonight on "Vllazërimi" s...
During the checks carried out by the State Police for envi...
Police have revealed details of the incident that occurred...
According to preliminary information, a person in his 60s ...
The public sector took the lead in absorbing the workforce...
Today, our country will be under the influence of unstable...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
Company leaders can improve productivity by investing in a...
The Austrian government announced on Monday that it plans ...
Shots were fired outside the US consulate in Toronto today...
US President Donald Trump said today that he could order n...
The Pentagon revised its official casualty count from the ...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
The Ministry of Finance will hold the reopening of the 15-...
After strong savings growth in the years following the pan...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...