web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosova aplikon për anëtarësim në BE/ Berisha : Akt historik

2022-12-14 22:26:00, Aktualitet CNA
Kosova aplikon për anëtarësim në BE/ Berisha : Akt historik
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka vlerësuar si një akt historik, aplikimin e Kosovës për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha thotë se me këtë akt Republika e Kosovës dhe autoritetet e saj dëshmojnë përkushtimin për të ardhmen europiane.

“Një zhvillim i veçantë. Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Europian. Me këtë akt historik, Republika e Kosovës dhe autoritetet e saj dëshmojnë përkushtimin  për të ardhmen europiane si e ardhmja më e ndritur për qytetarët e saj. Urime!”, shkruan Sali Berisha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga