web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në vend të Yuri Kim/ Joe Biden propozon në Senat David J. Kostelancik

2023-01-24 07:59:00, Aktualitet CNA

Në vend të Yuri Kim/ Joe Biden propozon në Senat David J.

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar dje se do të emërojë diplomatin e karrierës David J. Kostelancik, për postin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Kostelancik, do të zëvendësojë ambasadoren Yuri Kim.

Ashtu siç ka shkruar më herët CNA.al, zZoti Kostelancik ka shërbyer në ambasadën amerikane në Shqipëri në fillim të viteve ’90, në zyrën politike.

David J. Kostelancik, shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley.

Ai ka shërbyer më më herët si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga