web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miratohet ngritja e Agjencisë Start Up Albania/ Bilali zbardh detajet e vendimit

2023-07-26 12:46:00, Aktualitet CNA

Miratohet ngritja e Agjencisë Start Up Albania/ Bilali zbardh detajet

Ministjra Edona Bilali ka bërë me diej se nëmbledhjen e Këshillit të Ministrave është marë vendimi për ngritjen e Agjencisë Start Up Albania.

Ky vendim vjen në vazhdën e disa ndryshimeve dhe ligjeve që qeveria ka marrë.

Bilali thotë se i pari është ligji për zhvillimin dhe mbështetjen e start up- eve ku është futur dhe koncepti i nomadëve digjital, i cili sipas Bilalit ka në bazë dy ndryshime, lehtësinë  e hyrjes të këtij target grupi në Shqipëri dhe përjashtimin e taksave për një vit qëndrimi.  

Efektet e ndryshimit, theksoi Bilali, po shihen dita ditës me shumfishimin e hyrjeve, qëndrimit dhe ndërlidhjen e tyre me ekosistemin në Shqipëri.

Ndryshimi i dytë madhor nënvizon Bilali ishte vendimi i qeverisë për ndryshimet ligjore dhe nënligjore për parqet ekologjike dhe shkencore duke bërë me dije se e gjithë baza ligjore është gati./ CNA





09:32 TODAY

Panorama TV rings

The man who announced himself as the "Albanian Berluconi" ...

Lajmet e fundit nga