web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata e zjarreve në vend/ Peleshi jep detajet: 5 vatra aktive janë evidentuar ditën e sotme

2023-07-26 12:45:00, Aktualitet CNA

Situata e zjarreve në vend/ Peleshi jep detajet: 5 vatra aktive janë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka zbuluar detaje nga situata e zjarreve në vend.

Peleshi bën me dije se, 5 vatra aktive zjarri janë evidentuar gjatë ditës së sotme në territorin e vendit.

Për shuarjen e tyre janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura,13 mjete, 3 zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar.

Po punohet me intensitet për mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit në fshatrat Peshtan Plyk, Kraps,Kreshpan, njësia administrative Frakull.

Ndërsa u kërkua ndërhyrja e helikopterit në pyllin me pisha në fshatin Gjorgoz, pasi ndërhyrja me mjete dhe forca nga terreni është e pamundur.

Po punohet edhe në një vatër zjarri në fshatin Hekal, bashkia Mallakastër. Po vijon gjithashtu operacioni për kapsulimin e vatrave në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në bashkinë Vlorë.

Në fshatin Buz, në bashkinë Memaliaj po vijon puna nga terreni për izolimin e vatrës së zjarrit.

Është bërë e munduar shuarja e vatrës së zjarrit në fshatin Skrevan, bashkia Dimal, ku aktualisht ka vetëm prezencë tymi.

Situata është nën kontroll dhe zjarri po shkon drejt izolimit të plotë në malin e Gjallicës, njësia administrative Shtiqën, bashkia Kukës./ CNA





09:32 TODAY

Panorama TV rings

The man who announced himself as the "Albanian Berluconi" ...

Lajmet e fundit nga