web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta kopjon Berishën: Përmbytjet në Shkodër, rezultat i keqqeverisjes

2023-01-24 11:51:00, Aktualitet CNA
Meta kopjon Berishën: Përmbytjet në Shkodër, rezultat i
Ilir Meta

Ilir Meta ka kopjuar kreun e PD-së, Sali Berisha sa i përket reagimeve për përmbytjet në Shkodër.

Meta, njësoj si Berisha, është shprehur se përmbytjet në Shkodër nuk kanë ndodhur për shkak të natyrës por keqqeverisjes së korruptuar nga Edi Rama.

“Shpreh keqardhjen pë përmbytjet e ndodhura në Shkodër jo si rezultat i natyrës po si rezultat i keqeverisjes së korruptuar deri në palcë. Brenda tre muajsh përmbyt Shkodrën për shkak të korrupsionit të saj dhe nuk dëmshpërblen banorët për tokat që janë përmbytur për shkak të qeverisë”, ka thënë Meta./ CNA.al





Lajmet e fundit nga