web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese/ Avokati i deputetëve të opozitës i ankohet Gjykatës, për mazhorancën

2023-01-18 10:54:00, Aktualitet CNA

Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese/ Avokati i deputetëve

Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca  për shqyrtimin e kërkesës për mandatin si deputete të ministres Olta Xhaçka.

Mandati i Xhaçkës po shqyrtohet pas kërkesës së deputetëve opozitarë, të cilët pretendojnë se ka konflikt interesi, pasi bashkëshorti i saj është shpallur investitor strategjik. 

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu, ka risjellë në vëmendje, përplasjet në Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës duke argumentuar rrëzimin e kërkesës së deputetëve të opozitës.

Por, sipas , Logut, Kuvendi nuk ka përgjegjësi ligjore të bëjë interpretime, të hyjë në meritat e çështjes.

“Nuk kërkojmë që Gjykata të shprehet sot për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Kërkojmë që Gjykata Kushtetuese të detyrojë Kuvendin të sjellë çështjen në Gjykatë dhe të jetë Gjykata Kushtetuese të thotë fjalën e fundit mbi këtë çështje”, ka thënë Logu./CNA.al





Lajmet e fundit nga