web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dashamir Shehi: Ne jemi nipat e Skënderbeut/

2023-01-18 08:23:00, Aktualitet CNA

Dashamir Shehi: Ne jemi nipat e Skënderbeut/

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar deklaratat e ministrit brittanik për shqiptarët.

Në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Shehu tha  se është e rëndësishme t’i dalim para problemeve që kemi e jo të fajësojmë Anglinë.

“Sigurisht që anglezët nuk janë engjëj, ata bëjnë politikën e shtetit të vet. Një e treta e Anglisë është me të huaj, ne po shkojmë po akuzojmë vendin më liberal në Europë që e ka kryeministrin me origjinë indiane, gjysma e qeverisë është me ngjyrë në Angli, është shembulli i demokracisë,” u shpreh Shehi.

Sipas tij reagimi për deklaratat e ministrit britanik Robert Jenric, sipas së cilit emigrantët shqiptarë po kthehen në kriminelë të rrezikshëm dhe arsyen e problemeve të Britanisë së Madhe, vijnë për arsye elektorale.

 “Na del një ministre angleze na ofendon çunat e Londrës?! Po nuk lejojmë ne, ne jemi nipat e Skëndërbeut e kupton? Dhe prandaj them. Kështu që duhet të kthehemi seriozisht aty ku është rrënja e së keqes, në shoqërinë shqiptare,”  u shpreh Shehi.





Lajmet e fundit nga