web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ligjet”/ Manja ironizon Blushin: Situatën e përmbytjeve e sheh nga hoteli

2026-01-23 11:51:00, Aktualitet CNA

“Ligjet”/ Manja ironizon Blushin: Situatën e përmbytjeve e

Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore, Ulsi Manja gjatë diskutimeve në komision për përmbytjet në vend, kishte një përgjigje për sekretarin e Përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushin, për shkak se ky i fundit tentoi sërish të luante rolin e opozitarit lidhur me përmbytjet në vend.

Manja duke ironizuar, tha se Blushi shkon në Korçë dhe situatën e përmbytjeve e sheh nga hoteli. Më pas sipas Manjës, nis dhe i kërkon llogari Forcave të Armatosura.

“Do zoti mos kemi sivjet zjarre, ende pa dalë nga përmbytjet ka filluar punën ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura. Ndryshe nga zoti Blushi që kur shkon në Korçë e sheh nga hoteli situatën e përmbytjeve dhe i kërkon llogari Forcave të Armatosura. Që në atë situatë përmbytjesh, jo vetëm Forcat e armatosura por kushdo që kishte mundësinë duhet të ishte solidar në ato ditë dhe të bënte detyrën. Por fatkeqësisht kemi një opozitë që solidarritetin e bën më një grusht njerëzish në boulevard në darkë që quhet foltore-protestë dhe kemi një opozitë që solidaritetin e bëjnë në mbledhje komisioni kur ka dalë dielli", tha Manja. /CNA





22:06 TODAY

Hetimet për

Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme edhe lid...

Lajmet e fundit nga